Page 101 - Demo
P. 101


                                    5. GJEOMETRIA NË RRAFSH99Mbani mend:Ka vend kjo veti themelore: V. Duke marrë si njësi matjeje shkallën këndore: a) çdo kënd ka një masë të caktuar, që është një numër pozitiv; b) këndet kongruente kanë masa të barabarta; c) këndi i shtrirë e ka masën 180 (shkallë); d) kur një gjysmëdrejtëz e ndan këndin në dy pjesë, masa në shkallë e këndit është e barabartë me shumën e masave të këtyre pjesëve. Punë në grupNëse shuma e masave të dy këndeve është 180o, a janë ato patjetër kënde të bashkëmbështetura? Jepni shembuj.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Dy drejtëza a dhe b priten në një pikë O. Sa rrafshe përcaktojnë këto dy drejtëza prerëse? Tregoni gjysmëdrejtëzat që përcaktojnë drejtëzat a dhe b.2. Në figurën 5.9 është paraqitur një kënd jo i shtrirë dhe pikat A, B, D, E, P, Q. Cilat nga këto pika ndodhen: a) në krahët e këndit; b) në pjesën e brendshme të tij; c) në pjesën e jashtme të tij. 3. Vizatoni tri gjysmëdrejtëza h, k, l me origjinë të njëjtë. Tregoni të gjitha këndet që formohen. 4. Vizatoni një kënd jo të shtrirë ∠ EOF. Tregoni dy pika në krahët e këndit, dy pika brenda tij, dy pika jashtë tij. 5. Vizatoni një kënd jo të shtrirë. Shënoni pikat A, B, C, D, në mënyrë që të gjitha pikat e segmentit [AB] të jenë brenda këndit, kurse të gjitha pikat e [CD] të jenë jashtë këndit.Fig. 5.9AQBDEPOUSHTRIME1 Gjysmëdrejtëza [OE) e ndan këndin AOB në dy kënde. Gjeni ∠ AOB nëse: a) ∠ AOE = 37o dhe ∠ EOB = 72o; b) ∠ AOE = 15o34’ dhe ∠ = 100o15’. 2 Gjysmëdrejtëza [OC) e ndan këndin AOB në dy pjesë, ∠AOB = 58o, kurse ∠AOC është 10o më pak se ∠ AOB. Gjeni ∠ COB. 3 Gjeni masat e dy këndeve shtuese (suplementare), nëse njëri prej tyre është sa trefishi i tjetrit. 4 Në figurën 5.10, kemi ∠ MON = 90o dhe ∠ MOK = ∠ KOL = ∠ LON.Gjeni këndin që formojnë përgjysmoret e këndeve MOK dhe NOL. 5 Në figurën 5.11, gjysmëdrejtëza [OV) është përgjysmore e këndit ZOY, kurse gjysmëdrejtëza [OU) është përgjysmore e këndit XOY. Dihet që ∠ UOV = 60o. Gjeni ∠ XOY.6 Vizatoni dy kënde të ndryshme. Për secilin prej tyre, konstruktoni dy kënde shtuese (suplementare); dy kënde plotësuese (komplementare).Fig. 5.10NLKO MXY UVZ OFig. 5.11
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105