Page 107 - Demo
P. 107
5. GJEOMETRIA NË RRAFSH105USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar 1. Në një trekëndësh kënddrejtë, masa e një këndi të ngushtë është 55o. Sa është masa e këndit tjetër të ngushtë? 2. A ekziston një trekëndësh, brinjët e të cilit të jenë: a) 12 cm, 13 cm, 14 cm;b) 12 cm, 12 cm, 14 cm;c) 12 cm, 13 cm, 16 cm? 3. Në figurën 5.21, trekëndëshi ABC është barakrahës (AB = AC) dhe (PQ)||(BC). Gjeni masat e këndeve x dhe y. 1 A është e vërtetë fjalia: a) Një trekëndësh mund të ketë dy kënde të gjera. b) Një trekëndësh mund të ketë vetëm një kënd të ngushtë. c) Këndet e ngushta të një trekëndëshi kënddrejtë janë shtuese.2 Gjeni masën e këndit të tretë të trekëndëshit, kur masat e dy këndeve të tjera të tij janë: a) 50o dhe 60o; b) 60o dhe 90o; c) 120o dhe 20o. 3 Në trekëndëshin ABC me perimetër 64 cm, kemi AB + BC = 34 cm dhe AB + AC = 40 cm. Gjeni gjatësitë e brinjëve. 4 Në një trekëndësh kënddrejtë, ndryshimi midis këndeve të ngushta është 30o. Gjeni masat e këtyre këndeve. 5 Në një trekëndësh, masa e njërit kënd është sa trefishi i masës së një tjetri dhe masa e këndit të tretë është sa ndryshimi i masave të dy të tjerëve. Gjeni masat e këndeve të trekëndëshit. 6 Gjeni masat e këndeve x, y, z, në figurën 5.22. 7 Masa e këndit ∠ A, në trekëndëshin ABC, është 100o dhe këndi ∠ B është sa trefishi i këndit ∠ C. Gjeni masat e këndeve të trekëndëshit. 8 Perimetri i një trekëndëshi është 10 cm, kurse gjatësia e brinjëve të tij shprehet me numra natyrorë. Gjeni të gjithë trekëndëshat që e kanë këtë veti. 9 Dy brinjë të një trekëndëshi barakrahës kanë gjatësi 12 cm dhe 3 cm. Sa është gjatësia e brinjës së tretë të trekëndëshit?10 Në një trekëndësh barakrahës, masa e këndit të jashtëm në bazë është 124o. Gjeni masën e këndit në kulm të trekëndëshit. 11 Trekëndëshi barakrahës e ka gjatësinë e brinjës 34 cm. Me sa cm duhet zmadhuar gjatësia e brinjës, që perimetri i trekëndëshit të jetë 141?12 Vizatoni një mozaik gjeometrik me një trekëndësh barakrahës. Shpjegoni pse çdo trekëndësh mund të formojë një mozaik gjeometrik.APBCQyxFig. 5.21Fig. 5.22AB C Dx y110˚ 70˚20˚z

