Page 112 - Demo
P. 112
MATEMATIKA 9110USHTRIMEPunë në grupKonstruktoni dy trekëndësha të tillë. Pritini. Vendosini njëri mbi tjetrin. Çfarë vini re?3. Janë dhënë tri segmente a, b, c, të tillë që secili prej tyre është më i vogël se shuma e dy të tjerëve (fig. 5.35). Të konstruktohet trekëndëshi me brinjë a, b, c. Zgjidhje Vizatojmë një drejtëz dhe në të, me anë të kompasit, vendosim një segment [BC] = a. Konstruktojmë një rreth me qendër B dhe me rreze sa segmenti c, dhe një rreth tjetër me qendër C e me rreze sa segmenti b. Këta rrathë priten në dy pika A, A1, në anë të ndryshme të segmentit [BC]. Secili nga trekëndëshat ABC, A1BC plotëson kërkesat e problemës (fig. 5.36).Punë në grupKonstruktoni dy trekëndësha të tillë. Pritini. Vendosini njëri mbi tjetrin. Çfarë vini re?C Ushtrohuni duke zbatuar1. Konstruktoni trekëndëshin kënddrejtë me katete 3 cm dhe 4 cm.2. Konstruktoni trekëndëshin barakrahës me bazë 4 cm dhe kënd pranë bazës 40˚. Fig. 5.35a b c1 Konstruktoni trekëndëshin, kur njihen dy brinjë 3 cm, 4 cm dhe këndi midis tyre 100o. 2 Konstruktoni trekëndëshin kënddrejtë me katete: a) 2 cm dhe 5 cm; b) 3 cm dhe 6 cm. 3 Konstruktoni trekëndëshin barakrahës me kënd në kulm 40o dhe brinjë anësore 4 cm. 4 Konstruktoni trekëndëshin ABC sipas të dhënave: a) BC = 3 cm; ∠B = 50o; ∠C = 60o; b) AC = 4 cm; ∠A = 40o; ∠C = 80o. 5 Konstruktoni trekëndëshin barakrahës, me bazë 5 cm dhe kënd në bazë 80o. 6 Konstruktoni trekëndëshin kënddrejtë ABC, kur njihet kateti AB = 4 cm dhe këndi i ngushtë∠ABC = 60o. 7 Konstruktoni trekëndëshin kënddrejtë ABC, kur njihet hipotenuza BC = 6 cm dhe këndi i ngushtë ∠ACB = 62o. 8 Konstruktoni dy trekëndësha me brinjë 3,5 cm; 2,5 cm dhe 4,5 cm. Pritini dy trekëndëshat. Vendosini njëri mbi tjetrin. Çfarë vini re?9 Duke përdorur programin Geogebra, konstruktoni trekëndëshin sipas të dhënave të ushtrimit 1 dhe 2.10 Konstruktoni trekëndëshin barakrahës me brinjë 5 cm. Vizatoni një mozaik gjeometrik me këtë trekëndësh. b caA1AB CFig. 5.36

