Page 123 - Demo
P. 123


                                    1215. GJEOMETRIA NË RRAFSH5.13 Konstruktimi i disa vendeve gjeometrike të pikave në rrafshA Kërkoni dhe zbuloniMerrni një pika A çfarëdo në rrafsh. Gjeni bashkësinë e të gjitha pikave të rrafshit që janë njësoj të larguara nga pika A.Kaloni një drejtëz a çfarëdo në pikën A. Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që janë njësoj të larguara nga drejtëza a. Cili është vendi gjeometrik i pikave në secilin rast? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoni Shembulli 1 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që ndodhen 5 cm larg nga pika A (fig. 5.71). Për këtë, marrim kompasin. Hapim skajet e tij në largësinë 5 cm. Me qendër pikën A dhe rreze 5 cm konstruktojmë një rreth. Mbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që kanë largësi të barabartë nga një pikë e tij, quhet rreth. Punë në grupMerrni tri pika çfarëdo në rrafsh që nuk ndodhen në të njëjtën drejtëz. Tregoni që këto tri pika përcaktojnë një rreth të vetëm.Shembulli 2Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që janë 4 cm larg drejtëzës a.cN4 cm4 cmM a Ma bbFig. 5.72Në drejtëzën a marrim një pikë çfarëdo M (fig. 5.72/a). Heqim pingulen b me drejtëzën a në këtë pikë. Në drejtëzën b gjejmë një pikë N që është 4 cm larg nga pika M (fig. 5.72/b). Në pikën N heqim një drejtëz c pingule me drejtëzën b. Drejtëza c është paralele më drejtëzën a, a // c. Çdo pikë e saj është 4 cm larg nga drejtëza a.Sa drejtëza të tilla mund të konstruktojmë?Në drejtëzën b ndodhen dy pika 4 cm larg nga pika M. Rrjedhimisht, konstruktohen dy drejtëza paralele me drejtëzën a, çdo pikë e të cilave është 4 cm larg nga drejtëza a (fig. 5.73). Fig. 5.735 cmAFig. 5.71cac1MM1b4 cm4 cm
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127