Page 124 - Demo
P. 124
MATEMATIKA 9122USHTRIMEMbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që kanë të njëjtën largesë nga një drejtëz e dhënë ndodhet në drejtëzën paralele me drejtëzën e dhënë.Mbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që kanë të njëjtën largesë nga një drejtëz e dhënë ndodhet në drejtëzën paralele me drejtëzën e dhënë.Shembulli 3 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që janë njësoj të larguara nga dy drejtëza paralele.CAM aN bM aN bFig. 5.74Jepet drejtëza a // b. Marrim pikën M në drejtëzën a. Konstruktojmë largesën e pikës M nga drejtëza b, [MN] ┴ a dhe b. Konstruktojmë përmesoren e segmentit [MN]. Çdo pikë e saj është njësoj e larguar nga të dyja drejtëzat. Ky është vendi gjeometrik i kërkuar (fig. 5.74).C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që kanë largësinë 5,5 cm nga një pikë O e rrafshit.2. Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që kanë largesën 2,6 cm nga një drejtëz a në rrafsh.3. Konstruktoni bashkësinë e të gjitha pikave në rrafsh nga të cilat segmenti i dhënë [AB] shihet nën këndin e dhënë.4. Nga një pikë e dhënë jashtë rrethit, të konstruktohet tangjentja e tij.1 Vizatoni një drejtëz d dhe një segment [AB] në njërën anë të saj. Me vizore dhe kompas, gjeni pikën e drejtëzës d, që është e baraslarguar nga skajet e segmentit [AB].2 Është dhënë drejtëza d dhe pika A jashtë saj. Shënojmë me B një pikë në drejtëzën d. Gjeni një pikë C, të tillë që trekëndëshi ABC të jetë barakrahës.3 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit, të cilat janë të baraslarguara nga dy pika të dhëna.4 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit, që janë të baraslarguara nga dy drejtëza të rrafshit, të cilat priten.5 Nëpër pikën P jashtë rrethit R(O; r), të konstruktohet tangjentja.6 Të konstruktohet tangjentja e rrethit:a) paralelisht me një drejtëz të dhënë;b) normal mbi drejtëzën e dhënë.

