Page 129 - Demo
P. 129
6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1276. PËRPJESTUESHMËRIA6.1 Kuptimi i përpjesës A Kërkoni dhe zbuloniGjatësia e një rruge është 240 km. Janë asfaltuar 180 km të kësaj rruge. a) Ç’pjesë e rrugës është asfaltuar? b) Sa herë më e gjatë është rruga nga pjesa e asfaltuar e saj? Argumentoni përgjigjen.B Vrojtoni dhe mësoniPër krahasimin e numrave dhe të madhësive, përdorim dy mënyra: njehsojmë ndryshimin e tyre ose njehsojmë herësin e tyre. Në rastin e parë, marrim përgjigje për pyetjen: me sa njësi, një numër është më i madh (ose më i vogël) se një numër tjetër. Në rastin e dytë, marrim përgjigje për pyetjen: sa herë, njëri nga numrat është më i madh (ose më i vogël) se tjetri, apo ç’pjesë të njërit numër përbën tjetri. Mbani mend:Herësin e dy numrave e quajmë përpjesë të tyre ose raportin e tyre.Përpjesa tregon se sa herë më i madh është numri i parë nga i dyti, apo ç’pjesë të të dytit përbën numri i parë. Përpjesa mund të shprehet: si thyesë e zakonshme 1510 , si numër dhjetor (1,5) apo si përqindje (15%). Numrat 1510 dhe 1015 janë të anasjellë të njëri-tjetrit. Prandaj edhe përpjesa e 15 ndaj 10 është i anasjellë me përpjesën e 10 ndaj 15. Nëse vlerat e dy madhësive janë shprehur me të njëjtën njësi matjeje, atëherë përpjesën e tyre e quajmë edhe përpjesë të këtyre madhësive (përpjesë gjatësish, përpjesë syprinash, përpjesë masash etj.). Mbani mend:Nëse vlerat e dy madhësive janë shprehur me njësi të ndryshme matjeje mase, për gjetjen e përpjesës së këtyre dy madhësive duhet të kalojmë në të njëjtën njësi matjeje. Përpjesa e dy madhësive me të njëjtin emër (përpjesa e gjatësive, përpjesa e masave etj.) shprehet me një numër. Shpesh kemi të bëjmë me përpjesë madhësish të ndryshme. Në këtë rast, merret një madhësi e re. Kështu, përpjesë e rrugës me kohën është shpejtësia. Nëse rrugën e matim në km, kurse kohën në orë, atëherë shpejtësia do të shprehet me km në orë. P.sh., 30 km6 orë = 306kmorë = 5 kmorë . Vëmë në dukje që shënimet kmorë , ms përdoren pikërisht, sepse rrugën e pjesëtojmë me kohën. Përpjesë e parave të paguara për mallin e blerë, me sasinë e tij (qoftë kjo masa, gjatësia, numri i copëve etj.) jep çmimin e mallit. Ky çmim mund të matet me njësitë përkatëse që mund të shprehen me fjalë (euro për kilogram) apo me vijë të pjerrët (euro/kg).

