Page 130 - Demo
P. 130


                                    MATEMATIKA 9128MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEVetia themelore e përpjesës Mbani mend:Nëse shumëzojmë apo pjesëtojmë të dy gjymtyrët e përpjesës me të njëjtin numër, të ndryshëm nga zero, do të marrim një përpjesë të re, të barabartë me të parën. P.sh., 96 = 32 = 0,30,2 = 0,60,4 = 9060 = ···. Prandaj, 9 : 6 = 3 : 2 = 0,3 : 0,2 = 0,6 : 0,4 = 90 : 60 = ··· C Ushtrohuni duke zbatuar1. Një tel është ndarë në dy copa. Copa e parë e ka gjatësinë 9 m, kurse e dyta e ka gjatësinë 144 m. Gjeni: a) Ç’pjesë të telit përbën copa e parë (copa e dytë)? b) Ç’pjesë të copës së dytë përbën copa e parë? 2. Syprina e drejtkëndëshit është 22,05 m2. Gjatësia e këtij drejtkëndëshi është 10,5 m. Gjeni përpjesën e gjatësisë së drejtkëndëshit me gjerësinë e tij. Shkruani përpjesën e anasjellë. Ç’tregon ajo? 1 Përpjesa e a me b është 27. a) Shkruani përpjesën e b me a.b) Sa do të jetë përpjesa m : n, nëse përpjesa n : m është 1,25? 2 Largesën midis dy qyteteve, makina e përshkoi për 3 orë. Orën e parë, ajo përshkoi çerekun e largesës, orën e dytë, një të tretën e largesës. Sa herë largesa e përshkuar në orën e tretë është më e madhe se largesa e përshkuar në orën e dytë? 3 Mësuesja korrigjoi 45 teste nxënësish dhe i mbetën pa korrigjuar edhe 75. a) Sa herë më i madh është numri i të pakorrigjuarve se ai i të korrigjuarve? b) Ç’pjesë të sasisë së përgjithshme të testeve përbëjnë të korrigjuarit? 4 Para zgjedhjeve u bë një sondazh i opinionit publik. Për kandidatin A, nga 60 të pyetur, u shprehën pro 42 veta; për kandidatin B, nga 50 të pyetur, u shprehën pro 15 veta; për kandidatin C, nga 40 të pyetur, u shprehën pro 36 veta. Cili kandidat pëlqehet më shumë? 5 Fusha e Kosovës përfshinë një sipërfaqe sa 14 e territorit të Kosovës. Duke ditur që territori i Kosovës ka një sipërfaqe prej 10 887 km², gjeni sipërfaqen e Fushës së Kosovës. 6 Ura e Gurit gjendet në qendrën e qytetit të vjetër të Prizrenit. Gjatësia e urës së dikurshme ishte përafërsisht 30 m, ndërsa në ditët e sotme është 17 m.a) Gjeni përpjesën e gjatësisë së sotme me gjatësinë e dikurshme të Urës së Gurit.b) Përmes Urës kalon Lumi i Bardhë, i cili bashkohet me Drinin e Bardhë me një gjatësi 122 km në territorin e Kosovës. Gjeni ç’pjesë e lumit Drin është Lumi i Bardhë, nëse ka gjatësinë 18 km.
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134