Page 131 - Demo
P. 131
6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1296. PËRPJESTUESHMËRIA6.2 PërpjesëtimetA Kërkoni dhe zbuloniDrini dhe Mira do të ndanin një sasi karamelesh ndërmjet tyre. Drini i ndau karamelet në përpjesën 32, Mira në përpjesën 128 . Drini mori 3 pjesët në ndarjen e saj. Mira i dha Drinit 12 pjesë në ndarjen e saj. A i dha Mira më shumë karamele Drinit? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. Me ndihmën e shkronjave, përpjesëtimin e shkruajmë kështu: a : b = c : d ose ab = cd. Këtu dhe më tej, do të supozojmë që të gjithë numrat janë të ndryshëm nga zero (a ≠ 0, b ≠ 0, c ≠ 0, d ≠ 0). Përpjesëtimi ab = cd lexohet kështu: “a rri mbi b, sikurse c rri mbi d” ose “Përpjesa e a me b është sa përpjesa e c me d”. Barazimet si 128 = 1510; 35 = 1525; 27 = 1242; ab = cd janë përpjesëtime të thjeshta. Nëse përpjesëtimi formohet nga tre ose më shumë përpjesë të barabarta, quhet përpjesëtim i zgjeruar. Si për shembull: 128 = 1510 = 1812; 35 = 1525 = 1220; ab = cd = ef janë përpjesëtime të zgjeruara.Mbani mend:Në përpjesëtimin ab = cd, numrat a dhe d quhen kufiza të jashtme, kurse numrat b, c quhen kufiza të brendshme.të brendshmea : b = c : dtë jashtmePunë në grupTregoni kufizat e jashtme dhe kufizat e brendshme në përpjesëtimet: 96 = 128 dhe 3,6 : 1,2 = 6,3 : 2,1. Në secilin nga përpjesëtimet, gjeni prodhimin e kufizave të jashtme dhe prodhimin e kufizave të brendshme. Çfarë vini re? Mbani mend:Prodhimi i kufizave të jashtme të përpjesëtimit është i barabartë me prodhimin e kufizave të brendshme të tij. Kjo quhet vetia themelore e përpjesëtimit.

