Page 138 - Demo
P. 138
MATEMATIKA 9136MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar 1. Një aliazh bakri dhe zinku ka masën 2 kg 550 g. Masat e bakrit dhe zinkut në të janë në përpjesën 9 : 8. Sa është masa e zinkut në aliazh? 2. Drita e ka shkollën 1,2 km larg shtëpisë dhe e bën këtë rrugë për 15 minuta. Sa është rruga që bën ajo për 5 minuta? 3. Për të bërë 15 pasta përdoren 180 g miell. Sa miell duhen për të bërë 20 pasta?4. Masat e këndeve të një trekëndëshi janë përpjesëtimore me numrat 2 : 5 : 11. Gjeni masën e këndeve të trekëndëshit.5. Në laboratorin e kimisë, për të bërë një eksperiment, u përzie acid dhe ujë në përpjesën 2 : 11. Sa acid dhe sa ujë nevojiten për të bërë 585 ml përzierje?1 Segmentet AC dhe AB kanë përpjesën 3 : 5 (fig. 6.2). Me sa është e barabartë përpjesa: a) AC : CB; b) CB : AB. A C B Fig. 6.22 Nga 2150 televizorë të një marke, për një vit, u desh të ndreqeshin 49 copë, kurse nga 725 televizorë të një marke tjetër, për atë vit, u desh të ndreqeshin 31 copë. Për cilën markë përqindja e televizorëve me defekt është më e madhe? 3 Sipas ligjeve të një vendi, fitimet e çdo njeriu taksohen sipas të ashtuquajturit “tatim mbi të ardhurat”, që përbën 13% të fitimit. Çfarë shume paguan si tatim një shtetas që fiton 2700 euro? 4 Nga qumështi merret 22% ajkë, kurse nga ajka merret 18% gjalpë. Sa gjalpë merren nga 10 kg qumësht? 5 Një djalë i vogël 4 vjeç shëtit me babanë e tij. Djali i ka hapat nga 40 cm; babai i ka nga 90 cm. Djali ka bërë 216 hapa. Sa hapa ka bërë babai? 6 Një gotë me ujë vendoset në një tavolinë të vogël. Tavolina qëndron në tokë horizontale. Masa totale e tavolinës dhe e gotës me ujë është 9,6 kg.Ju janë dhënë raportet:masa e tryezës: masa e gotës me ujë = 11: 1; masa e gotës së zbrazët : masa e ujit = 3: 5.a. Tregoni se raporti:masa e gotës së zbrazët : masa e tryezës = 3 : 88.b. Sa është masa e gotës së zbrazët?c. Si do të ndryshonte raporti masa e gotës së zbrazët : masa e tryezës nëse raporti masa e tryezës : masa e gotës me ujë = 12: 4,masa e gotës së zbrazët : masa e ujit = 3: 5.7 Ariu polar ka kaluar 232 orë në detin e ngrirë, duke përshkuar gjatë kësaj periudhe 696 km (zhvendosjet janë përcaktuar, duke i vënë atij një qafore me një aparat GPS). Duke supozuar që largesa e përshkuar është proporcionale me kohën, gjej ç’largesë ka përshkuar ai gjatë 12 orëve.

