Page 139 - Demo
P. 139


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1376. PËRPJESTUESHMËRIA6.6 Varësia në përpjesëtim të drejtë A Kërkoni dhe zbuloniMarku bën 6 xhiro me biçikletë në një pistë, duke përshkuar 21 km. Sa km përshkon ai, kur bën 12 xhiro? Po 8 xhiro?Nëse katërfishohet numri i xhirove, a katërfishohet gjatësia e rrugës që përshkon Marku?Bashkëbisedoni. B Vrojtoni dhe mësoniShembulli 1 Një torno automatike, për 2 orë, përgatit 28 detale. Për një kohë dy herë më të madhe (4 orë), ajo do të përgatisë dy herë më tepër detale (d.m.th. do të përgatisë 28 · 2 = 56 detale). Për një kohë tri herë më të madhe, ajo do të përgatisë tri herë më shumë detale etj. Sa herë më tepër kohë do të punojë tornoja, aq herë më tepër detale përgatit ajo. Madhësi të tilla si, koha e punës e tornos dhe sasia e detaleve të përgatitura prej saj, i quajmë madhësi në përpjesëtim të drejtë (madhësi përpjestimore). Mbani mend:Dy madhësi quhen në përpjesëtim të drejtë, nëse kur njëra prej tyre rritet (zvogëlohet) disa herë, edhe tjetra rritet (zvogëlohet) po aq herë.Le të kemi dy madhësi në përpjesëtim të drejtë. Le të jenë x1, x2 dy vlera të madhësisë së parë dhe y1, y2 dy vlerat përgjegjëse të madhësisë së dytë. Atëherë, kemi përpjesëtimet x1x2 = y1y2, që mund të shkruhet ndryshe x1y2 = x1y2. Mbani mend:Kur dy madhësi janë në përpjesëtim të drejtë, përpjesët e vlerave përgjegjëse të tyre janë të barabarta. Nëse dy madhësi x dhe y janë në përpjesëtim të drejtë, ekziston një numër konstant k, i tillë që y = k · x. Ky numër k quhet koeficient i përpjesëtueshmërisë.Shembulli 2 Gjatësia e një fëmije nuk është në përpjesëtim të drejtë me moshën e tij. Kur rritet mosha e fëmijës, rritet edhe gjatësia e tij, por kur mosha rritet dy herë, gjatësia nuk rritet dy herë. Shembulli 3Për 3,2 kg të një malli u paguan 11 euro. Sa duhet paguar për 1,5 kg të këtij malli? Zgjidhje I shkruajmë shkurt të dhënat e problemës në një tabelë, duke shënuar me x (euro) pagesën për 1,5 kg mall. Sasia e mallit Pagesa Blerja e parë Blerja e dytë ↓ 3,2 kg  1,5 kg  ↓ 11 euro  x euro
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143