Page 140 - Demo
P. 140


                                    MATEMATIKA 9138MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEMbani mend:Kur dy madhësi janë në përpjesëtim të drejtë, përpjesët e vlerave përgjegjëse të tyre janë të barabarta. Nëse dy madhësi x dhe y janë në përpjesëtim të drejtë, ekziston një numër konstant k, i tillë që y = k · x. Ky numër k quhet koeficient i proporcionalitetit.Sasia e mallit dhe pagesa për të janë madhësi në përpjesëtim të drejtë (sqaroni pse). Këtë fakt e kemi vënë në dukje me dy shigjeta, që kanë të njëjtin drejtim. Shkruajmë përpjesëtimin x1x2 = y1y2, d.m.th. 3,21,5 = 11x . Nga vetia themelore e përpjesëtimeve kemi: 3,2 · x = 11 · 1,5, prej ku nxjerrim x = 11 · 1,53,2 , d.m.th. x = 5,16 euro duhen paguar. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. A është në përpjesëtim të drejtë varësia midis dy madhësive të mëposhtme: a) rrugës së përshkuar nga makina (me shpejtësi konstante) dhe kohës së lëvizjes? b) pagesës për një mall (me çmim të caktuar) dhe sasisë së tij? c) masës së një trau dhe vëllimit të tij? d) moshës së njeriut dhe numrit të këmbës së tij? e) brinjës së katrorit dhe perimetrit të tij? f) brinjës së katrorit dhe syprinës së tij? 2. Një sferë çeliku me vëllim 6 cm3 e ka masën 46,8 g. Cila do të jetë masa e një sfere (prej të njëjtit çelik) me vëllim 2,5 cm3? 3. Nga 21 kg fara luledielli morën 5,1 kg vaj. Sa vaj do të merret prej 7 kg farash të tilla? 1 Mira blen 7 m basmë dhe paguan 56 euro. Pagesa është e përpjesshme me gjatësinë e basmës së blerë. Asaj i duhen edhe 2 m të tjera basme. Sa euro duhet të paguajë për to? 2 Për përgatitjen e gjellës, për çdo 100 g mish duhen 60 g perime. Sa perime duhen marrë për 650 g mish? 3 Nga blirët e mbjellë në qytet u vu re që mbinë 95% e tyre. Sa blirë u mbollën, kur dihet që kanë mbirë 57? 4 Në mineral, për 7 pjesë hekur janë 3 pjesë mbeturina. Sa ton mbeturina ka në sasinë e mineralit nga e cila u morën 73,5 tonë hekur? 5 Masa e një metali është e përpjesshme me vëllimin e tij. 28 cm3 bakër kanë masën 250,88 g. Sa është vëllimi i një cope (blloku) bakri me masë 425,6 g? 6 Në një eksperiment shkencor, Mira mat sa zgjatet një sustë teli kur në të vendosim trupa me masa të ndryshme. Mira plotëson tabelën me të dhënat e eksperimentit: Masa, m 100 g 200 g 300 g 400 g 500 g 600 gZgjatja e sustës, l 2 cm 4 cm 6 cm 8 cm 10 cm 12 cma) Vrojtoni përfundimet e eksperimentit. A tregon tabela dy madhësi përpjesëtimore?b) Shkruani formulën që tregon lidhjen midis masës (m) dhe zgjatimit të sustës (l).c) Susta nuk mund të zgjatet më shumë se 15cm. A mund të vendosim në të një tru me masë 1 kg?8 Kafsha më e shpejtë në botë është leopardi. Ai është i aftë të arrijë prenë, që ndodhet 250 m larg për 9 sekonda. Duke supozuar që ai është i aftë të vrapojë me të njëjtën shpejtësi në largesa të mëdha, sa kohë do t’i duhej atij për të bërë rrugën Kaçanik–Ferizaj (20 km)? 
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144