Page 141 - Demo
P. 141


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1396. PËRPJESTUESHMËRIA6.7 Paraqitja e objekteve me shkallë zvogëlimi apo zmadhimiA Kërkoni dhe zbuloniPilivesat ekzistojnë prej miliona vjetësh. Në fotografinë e paraqitur (fig. 6.3), një distancë 5 cm paraqet një largesë reale prej 8 cm. Gjej gjatësinë reale dhe hapjen reale të krahëve të pilivesës. B Vrojtoni dhe mësoniDimë se pjesët e sipërfaqes së Tokës, në hartë, paraqiten në trajtë të zvogëluar, po kështu objekte të ndryshme në skica, fotografi. P.sh., segmentin prej 1 km e paraqesim në hartën e lagjes me një segment me gjatësi 1 m, d.m.th. të zvogëluar 1000 herë. Themi që kjo hartë ka shkallën 1:1000. Mbani mend:Përpjesën e gjatësisë së një segmenti në një hartë (apo skicë), me gjatësinë e segmentit përkatës në Tokë, e quajmë shkallë të hartës (skicës). Shembulli 1 Në figurën 6.4 janë paraqitur disa objekte në shkallën 1:1. Kjo do të thotë që 1 cm në figurë i përgjigjet 1 cm në realitet. Ne mund të lexojmë direkt përmasat e këtyre objekteve. Fig. 6.4 Për të bërë paraqitjen grafike me shkallë zvogëlimi (apo zmadhimi) të një objekti, si edhe për të gjetur përmasat reale të tij, kur njihen përmasat e kësaj paraqitjeje grafike, mund të përdoren përpjesëtimet. Shembulli 2 Largesa midis dy fshatrave në hartën me shkallë 1:25 000 është 6,5 cm. Sa është largesa reale midis tyre? Zgjidhje E shënojmë largesën reale (në Tokë) midis fshatrave me x (cm). Kemi 6,5x = 125000, (sepse përpjesa midis gjatësisë së segmentit në hartë me gjatësinë e tij në Tokë na jep shkallën e hartës). Prej këtu marrim 6,5 · 25 000 = x, d.m.th. x = 162 500 cm = 1625 m. Fig. 6.3 2,8 cm1,2 cm3 cmShkalla 1:1
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145