Page 142 - Demo
P. 142
MATEMATIKA 9140MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. Mbani mend:Përpjesën e gjatësisë së një segmenti në një hartë (apo skicë), me gjatësinë e segmentit përkatës në Tokë, e quajmë shkallë të hartës (skicës). Shembulli 3 Largesa midis dy qyteteve është 120 km. Sa do të jetë largesa përkatëse në hartën me shkallë 1:1 000 000? Zgjidhje E shënojmë largesën e kërkuar në hartë me x (km). Kemi x120 = 11000000 (pse?). Prej këtu nxjerrim x = 1201000000 km = 120 · 10001000000 m = 120 · 1000 · 1001000000 cm = 12 cm. Ja disa shkallë zvogëlimi që përdoren shpesh. Shkalla Përdorimi 1:10 deri 1:25 Dizajnim mobiliesh 1:50 deri 1:200 Paraqitje godinash 1:500 deri 1:2000 Planimetri parcelash 1:5 000 deri 1:25 000 Harta topografike 1:100 000 deri 1:200 000 Harta automobilistike (rrugore) 1:1 000 000 deri 1:5 000 000 Harta gjeografike C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Matni në hartën e Kosovës largesën e vendbanimit tuaj nga Prishtina dhe gjeni pastaj largesën reale. 2. Nëse duam që dhomën me përmasa 4 x 5 m ta paraqesim me përmasa 8 x 10 cm, çfarë shkalle duhet të ketë skica? 3. Matni gjatësinë dhe gjerësinë e dhomës suaj. Vizatoni në letër planin e kësaj dhome me shkallën 1:100. USHTRIME1 Gjatësia e detalit në skicën me shkallë 1:3 është 2,4 cm. Sa do të jetë gjatësia e këtij detali në një skicë tjetër me shkallë 2:1? 2 Zana vizaton në letër të bardhë një plan të oborrit të saj, që është një drejtkëndësh me gjatësi 120 m dhe gjerësi 96 m. Në plan, gjatësia e terrenit është paraqitur me segment 15 cm. Sa është segmenti që paraqet gjerësinë e terrenit në plan? 3 Në figurën 6.5 është paraqitur koka e një mize, fotografuar me një aparat që zmadhon 50 herë. Sa janë përmasat reale të syrit të kësaj mize? Fig. 6.5

