Page 143 - Demo
P. 143


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1416. PËRPJESTUESHMËRIAUSHTRIME4 Në figurën 6.6 është paraqitur (në plan të parë) një orkide. Gjatësia e saj në fotografi është 3 cm. Shkalla e fotografisë është 1/15. Sa është gjatësia reale e orkidesë? Fig. 6.6 5 Në një skicë gjatësia e kopshtit është 3,5 cm. Sa është shkalla e skicës, nëse kopshti është në të vërtetë 14 m i gjatë? 6 Largësia midis dy qyteteve është 42 km. Sa do të jetë largesa midis pikave që i paraqesin ato në hartën me shkallë 1:500 000? 7 Një segmenti prej 7,2 cm (në hartë) i përgjigjet një segment në tokë me gjatësi 144 km. Sa është largesa reale midis qyteteve, nëse largesa në hartë midis tyre është 6,3 cm? 8 Një segmenti me gjatësi 3 km në tokë i përgjigjet në hartë një segment me gjatësi 4,5 cm. a) Me ç’segment do të paraqitet në hartë largesa prej 10 km? b) Ç’segment në tokë paraqitet në hartë me segmentin 1,8 cm? 9 Në figurën 6.7 matni gjatësinë e varkës dhe të direkut. Duke ditur që gjatësitë reale janë proporcionale me ato reale dhe duke ditur që gjatësia e barkës është 15 m, gjeni lartësinë e direkut.  Fig. 6.7 
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147