Page 145 - Demo
P. 145


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1436. PËRPJESTUESHMËRIAUSHTRIMEMbani mend:Nëse madhësia y është në përpjesëtim të zhdrejtë me madhësinë x, ekziston një numër konstant k i tillë që y = kx.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. A janë madhësi në përpjesëtim të zhdrejtë: a) numri i punëtorëve me rendiment të njëjtë dhe koha e kryerjes së punës prej tyre; b) vlera e thyesës dhe emëruesit të saj, kur numëruesi nuk ndryshon; c) vlera e thyesës dhe numëruesit të saj, kur emëruesi nuk ndryshon; d) mosha e njeriut dhe masa e tij; e) sasia e mallit dhe çmimi i tij, kur pagesa është e caktuar. 2. Me 2 euro u blenë 4 kg domate. Sa domate mund të blihen me to, nëse çmimi rritet 25%? 3. Tre bojaxhinj e mbarojnë lyerjen për 5 ditë. Nëse numri i tyre shtohet me 2, për sa ditë do të mbarojë lyerja? 1 Një kuboid metali e ka syprinën e bazës 40 cm2 dhe lartësinë 6 cm. Ai shkrihet, dhe me metalin e shkrirë derdhet një kuboid i ri me lartësi 4 cm. Sa është syprina e bazës së kuboidit të ri? 2 Makina, duke ecur me shpejtësi 60 km/orë, e bëri rrugën midis dy qyteteve për 2,5 orë. Për sa orë do ta bëjë ajo rrugën e kthimit, nëse ecën me shpejtësi 50 km/orë? 3 Për transportin e një malli u deshën 24 makina që mbanin 7,5 tonë secila. Sa makina, që mbajnë secila 4,5 tonë, duhen për transportin e këtij malli? 4 Me paratë që kishte, Miri bleu 5 revista me çmim 2 euro secila. Nëse çmimi i revistës do të ishte 1,50 euro, sa revista të tilla mund të blinte ai? 5 Autobusi u rezervua për 21 persona me nga 32 euro secili. Një person u sëmur dhe nuk udhëtoi. Sa është kuota që pagoi secili nga të tjerët? 6 Lartësia midis dy kateve përbëhet nga 36 shkallare nga 20 cm secila. Nëse secila shkallare do të ishte 5 cm më e shkurtër, sa shkallare do të ishin? 7 Për të shtruar dyshemenë e banjës u përdorën 180 pllaka katrore me brinjë 20 cm. Po të ishin përdorur pllaka katrore me brinjë 15 cm, sa të tilla do të duheshin? 8 Nëse 3 mace kapin 3 minj për 3 minuta, sa mace duhen për të kapur 100 minj në 100 minuta? 9 30 punëtorë do të kryenin një punë për 14 ditë. Për sa ditë e kryejnë të njëjtën punë 45 punëtorë?10 8 punëtorë shtruan me pllaka një dysheme në 5 ditë. Në sa ditë, po këtë dysheme, e shtrojnë 10 punëtorë?
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149