Page 146 - Demo
P. 146
MATEMATIKA 9144MATEMATIKA 9Mbani mend:Nëse madhësia y është në përpjesëtim të zhdrejtë me madhësinë x, ekziston një numër konstant k i tillë që y = kx.6.9 Përqindja dhe promiliA Kërkoni dhe zbuloniNdër 280 topa futbolli të blerë në dyqanin A, 14 rezultuan me defekte. Ndër 450 topa të blerë në dyqanin B, 18 rezultuan me defekte. Nëse ju do të blini një top futbolli, cilin dyqan do të preferoni? Arsyetoni përgjigjen tuaj. B Vrojtoni dhe mësoniDo të arsyetonim gabim nëse, për të vendosur se ku do të blinim topat, do të niseshim nga numri i topave me defekte. Kjo për arsye se numri i përgjithshëm i topave të blerë në të dyja dyqanet nuk është i njëjtë. Rruga e drejtë e zgjidhjes është gjetja e përpjesës së topave me defekte në krahasim me numrin e përgjithshëm të topave. Për dyqanin A, kjo përpjesë është 14280 , ndërsa për dyqanin B është 18450. Krahasimi i këtyre përpjesëve realizohet më lehtë nëse ato i shprehim në përqindje. Për dyqanin A kemi: 14280 · 100 = 5%. Për dyqanin B kemi: 18450 · 100 = 4%.Në dyqanin A, me defekt janë 5% e topave, ndërsa në dyqanin B, me defekt janë 4% e topave. Kështu që, topat e dyqanit B janë më të preferuar.Mbani mend:Me përqindje të një madhësie kuptojmë një të qindtën pjesë të saj. Me promil kuptojmë një të mijtën pjesë të madhësisë 1% = 1100 = 0,01; 1%0 = 11000 = 0,001.Shembulli 1Gjeni 3% dhe 3‰ e numrit 60. ZgjidhjeKemi: 3100 · 60 = 180100 = 1,8; 31000· 60 = 1801000 = 0,18.Shembulli 25% e një numri është 80. Cili është ky numër?ZgjidhjePo të shënojmë me x numrin e kërkuar. kemi: 5100 · x = 80 ⇒ = 5x = 8000 ⇒ x = 80005 = 1600.Shembulli 3Lindshmëria vjetore e popullatës në një qytet është 15%0. Këtë vit, numri i lindjeve ka qenë 1485. Sa banorë ka pasur në fillim të vitit?ZgjidhjePo të shënojmë me x numrin e banorëve në fillim të vitit. Atëherë kemi:151000 x = 1485 ⇒ x = 148500015 = 99000D.m.th. në fillim të vitit, qyteti kishte 99 000 banorë.

