Page 148 - Demo
P. 148
MATEMATIKA 9146MATEMATIKA 9Mbani mend:Me përqindje të një madhësie kuptojmë një të qindtën pjesë të saj. Me promil kuptojmë një të mijtën pjesë të madhësisë. 1% = 1100 = 0,01; 1%0 = 1100 = 0,001.6.10 Interesi bankar (kamata)A Kërkoni dhe zbuloniNjë firmë futi 20 000 euro në një bankë, që punon me interes 4,5%. a) Sa euro fitoi firma pas një viti?b) Nëse firma lë në bankë kapitalin fillestar së bashku me fitimin, sa euro do të jetë fitimi në vitin pasardhës?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniKëshillohet që paratë e tepërta, çdo firmë, institucion apo familje duhet t’i depozitojë në bankë. Kjo bëhet për disa arsye:Së pari, në bankë paratë janë më të sigurta nga humbje aksidentale siç mund të jenë dëmtime nga lagështia, zjarri etj.Së dyti, paratë e ruajtura në banka sjellin një përqindje të caktuar fitimi.Së treti, paratë e depozituara, banka i përdor për investime sociale.Mbani mend:Në problemat me interes bankar marrin pjesë këto madhësi:1) sasia e parave të depozituara, kapitali (K);2) interesi bankar, kamata (I);3) përqindja e interesit (p);4) koha gjatë së cilës është depozituar sasia e parave, kapitali (t).Për interes bankar të dhënë, fitimi është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e parave të depozituara. Për një interval kohe t, interesi i thjeshtë njehsohet me formulën: I = K · p · t100 .Shembulli 1 Një bankë grumbullon euro me interes 3% në vit. Sa euro fiton një person në një vit, nëse depoziton në bankë shumën prej 600 eurosh? Po për tre vjet? ZgjidhjeDuhet të gjejmë se sa bëjnë 3% të 600 eurove.Po të shënojmë me x, sasinë e eurove që fiton personi pas një viti, kemi:100% → 600 euro 3% → x euro1003 = 600x⇒ 100x = 3 · 600 ⇒ x = 3 · 600100 = 18 euroPër 3 vjet, do të fitonte I = K · p · t100 = 600 · 3 · 3100 =5400100 = 54 euro.

