Page 149 - Demo
P. 149


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE1476. PËRPJESTUESHMËRIAUSHTRIMEShembulli 2Një bankë ruan paratë me interes 3% në vit. Sa euro ka futur një person në bankë, nëse pas një viti ai fitoi 24 euro?Duhet të gjejmë se sa është sasia e eurove të depozituara, nëse 3% të saj bëjnë 24 euro.ZgjidhjePo të shënojmë me y sasinë e eurove që personi futi në bankë, kemi:100% → y euro 3% → 24 euro1003 = y24⇒ 3y = 100 · 24 ⇒ y = 100 · 243 = 800 euroShembulli 3Cila është shuma e depozituar në bankë me 2,5% interes, e cila pas 5 viteve sjell fitimin prej 650 euro?Zgjidhje Nga formula për interesin e thjeshtë I = K · p · t100 , kemi:K = 100 · Ip · t = 100 · 6502,5 · 5 = 6500012,5 = 5200 euro është kapitali i depozituar për 5 vjet, me interes të thjeshtë 2,5%.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Zana futi në bankë 800 euro dhe pas një viti nga interesi fitoi 40 euro. Me çfarë interesi punoi banka?2. Me çfarë interesi vjetor punon banka, nëse pas një viti, kapitali prej 2500 euro sjell një fitim prej 127,50 euro?3. Genci futi në bankë 3120 euro. Pas një viti, ai kishte në bankë shumën prej 3 269,76 euro. Me çfarë interesi punon banka?1 Banka punon me interes 3,5%. Një person futi sasinë prej x eurosh. Pas një viti, ai disponon shumën prej 2 794,50 euro. Gjeni vlerën e x.2 Gjeni kohën, gjatë së cilës shuma prej 75 000 euro me normë interesi 1,5%, sjell interesin 4500 euro.3 Albini ka nevojë për një kredi prej 25 000 euro për të blerë një ngastër toke. Në qoftë se norma e interesit të bankës është 10% në vit, gjeni interesin e thjeshtë që do të paguajë ai për kredinë pas një viti; pas dy vjetësh; pas pesë vjetësh.4 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kreditë e mëposhtme:a) 20 000 euro për 4 vjet me 15% në vit; b) 5000 euro për 10 vjet me 12% në vit. 5 Bardha dëshiron të blejë një makinë larëse për 550 euro. Banka asaj i jep kredi me 12% interes në vit. Sa do t’i kushtojë Bardhës makina larëse, në qoftë se e blen me kredi dhe e shlyen kredinë pas një viti?6 Taksa e importit për artikujt e luksit është 40%. Gjeni vlerën e doganës për: a) një makinë me çmim 50 000 euro; b) një parfum me çmim 70 euro.
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153