Page 150 - Demo
P. 150


                                    MATEMATIKA 9148Mbani mend:Në problemat me interes bankar marrin pjesë 3 madhësi:1) sasia e parave të depozituara, kapitali (K);2) interesi bankar, kamata (I);3) përqindja e interesit (p%);4) koha gjatë së cilës është depozituar sasia e parave, kapitali (t).6.11 Çfarë mësuam? (Përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniPërkufizimin e përpjesës dhe të përpjesëtimit:1 Formuloni ndryshe pohimin e mëposhtëm, duke përdorur fjalën “përpjesë”. a) Në çdo 20 nxënës, njëri merret me sportin e notit. b) Në çdo 10 spektatorë, njëri njihet me regjisorin. c) Në çdo 8 vrapues, njëri është mëngjarash. 2 Tregoni që barazimi 2016 = 54 është përpjesëtim. Formoni përpjesëtime të tjera sipas vetive të përpjesëtimit.3 Të gjendet e panjohura në përpjesën:(x + 8) : x = 3 : 2Identifikimin e përpjesëtimit të drejtë dhe të zhdrejtë:4 Në qoftë se 16 bileta kushtojnë 64 euro, sa euro kushtojnë 7 bileta?5 3 punëtorë e kryejnë një punë për 12 ditë. Për sa ditë e kryejnë këtë punë 4 punëtorë?Përkufizimin e përpjesëtimit të thjeshtë dhe të zgjeruar:6 Thjeshtoni përpjesën. Tregoni përpjesën e anasjelltë të secilës prej tyre.a) 16:24; b) 121:33; c) 1,4:2,1; d) 1,5:0,6.7 Nga përpjesëtimet x : y = 8 : 5 dhe y : z = 10 : 3 të formohet përpjesëtimi i zgjeruar x : y : z.8 Duke u bazuar në vetitë e përpjesëtimit të zgjeruar caktoni x, y, z dhe t, nëse x + y + z + t = 198 dhe x : y : z : t =1 : 2 : 3 : 4.Dallimin e madhësive, të cilat janë në përpjesëtim të drejtë nga ato që janë në përpjesëtim të zhdrejtë:9 Për 12 kekë të vegjël nevojiten:110 g miell; 2 vezë; 250 g gjalpë; 110 g sheqer; 4 lugë gjelle qumësht; 280 g sheqer pluhur.a) Sa kekë mund të bëhen me një kuti me 6 vezë, duke nënkuptuar që përbërësit e tjerë janë në sasi të mjaftueshme?b) Sa miell duhen për 18 kekë të vegjël?c) Sa gjalpë duhet për të bërë 30 kekë të vegjël?10 Largësia midis dy qyteteve është 25 km. Në ç’largësi ndodhen në hartë këto dy qytete, në qoftë se shkalla e hartës është 1:1000000.11 Rrugën nga qyteti A në qytetin B, një makinë që ecën me shpejtësi 36 km/orë e bën për 4 orë. Në sa orë do ta bëjë rrugën në kthim, nëse e rrit shpejtësinë me 12 km/orë?Zbatimin e vetive të përpjesës në zgjidhjen e detyrave praktike:12 Të gjendet gjatësia e brinjëve të trekëndëshit, nëse brinjët e tij janë në përpjesëtim 2 : 3 : 4 dhe perimetri i tij është 90 cm.
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154