Page 151 - Demo
P. 151
1496. PËRPJESTUESHMËRIA13 Një automobil bën 7 km me 1 litër benzinë. Sa km do të bëjë me 4,5 litra benzinë?14 12 litra ujë i detit Mesdhe përmbajnë 420 g kripë. Gjej sasinë e kripës që përmbahet në: a) 1 litër ujë deti; b) 1000 litra ujë deti. Llogaritjen e ndarjes dhe përzierjes në detyra praktike:15 Një përzierje ka bakër, zink dhe nikel, masa e të cilave është në përpjesëtim të drejtë me numrat 13 : 4 : 3. Gjeni masën e përzierjes, në qoftë se në të ka 2,4 kg më shumë bakër se nikel.16 Dy kënde shtuese (suplementare) rrinë si 5 : 31. Sa gradë është secili prej tyre?Llogaritjen e përqindjes, kamatës dhe promilit:17 Gjeni 15% të 320 euro.18 Gjeni 25‰ të 3550.19 Çmimi i një prodhimi prej 250 euro është zbritur me 15%. Gjeni çmimin e ri të prodhimit.Përdorimin e formulave për llogaritjen e përqindjes, promilit dhe kamatës për zgjidhje të problemave në situata jetësore:20 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kredinë 25000 euro për 5 vjet me 10% në vit.21 Sa interes sjell shuma e depozituar prej 3000 eurosh në bankë për 6 vjet me 5% interes?22 Me çfarë përqindjeje, 9000 euro për 96 ditë sjell 155 euro interes?23 Me çfarë përqindjeje, shuma prej 26 000 euro për 8 muaj sjell 850 euro interes?Përdorimin e makinës llogaritëse dhe të kompjuterit për zgjidhjen e problemave të ndryshme.24 Një aliazh metali është formuar nga bakri dhe plumbi në përpjesë 3 : 5. Një bllok aliazhi ka masën 6,24 kg. Sa është masa e bakrit dhe plumbit në këtë bllok?Detyrë hulumtuese. Transporti i naftës Në tokë, nafta transportohet nëpërmjet tubacioneve, që kanë gjatësi disa qindra km dhe diametra në kufijtë nga 15 cm në 1 m. Mund të transportohet më tepër se 136 000 m3naftë në ditë. Në det, ajo transportohet me anije të posaçme (tankerë), që mund të mbajnë gati 2 milionë fuçi me naftë, ku çdo fuçi mban saktësisht 159 litra. Në distanca të shkurtra, transporti i naftës kryhet me vagonë-cisterna ose kamionë-cisterna kapaciteti i të cilëve është mesatarisht 30 m3. a) Ç’vëllim nafte, në m3, mund të transportojë tankeri i përmendur më lart? b) Sa ditë duhen që të funksionojë tubacioni tokësor, për të transportuar kaq naftë? c) Konsumi ditor i naftës në botë është afërsisht 80 milionë fuçi. Për ç’sasi tankerësh ka nevojë bota çdo ditë, për të plotësuar nevojat e saj? d) Për ç’sasi kamion-cisternash ka nevojë zbrazja e 1 tankeri?

