Page 152 - Demo
P. 152
MATEMATIKA 91506.12 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Nëse segmenti [AB] është sa 25 e segmentit [CD], ç’pjesë e segmentit [AB] është segmenti [CD]? 2 pikë2 Gjeni përpjesën e: 23 – 14 me 730 – 320 . 3 pikë 3 Mësimet në shkollë zgjasin 5 orë. Përpjesa midis orëve mësimore dhe pushimeve është 9 : 1. Sa kohë zgjasin pushimet? 3 pikë4 Orizi përmban 75% amidon, kurse elbi përmban 60%. Sa elb duhet përdorur për të marrë po aq amidon sa ka në 5 kg oriz? 3 pikë5 Në fillim të vitit shkollor ishin 550 nxënës. Gjatë vitit, numri i nxënësve të shkollës u rrit me 8%. Sa nxënës ishin në fund të vitit? 3 pikë 6 Zbatoni vetinë e vargut të përpjesëve të barabarta. 34 = 912= … 1 pikë7 a) Në hartën me shkallë 1:10 000, gjeni largesën midis dy pikave, kur largesa në tokë është 1,5 km. b) Në hartë, largesa prej 120 km është paraqitur me segment me gjatësi 30 cm. Me ç’segment do të paraqitet largesa prej 150 km? 4 pikë 8 Formoni një përpjesëtim me numrat 3; 12; 8; 2. Duke shfrytëzuar vetitë e përpjesëtimit, formoni përpjesëtime të zgjeruara. 2 pikë 9 Pasi u rrit paga me 30%, një punëtor merr 13 euro në ditë. Sa ka qenë paga e tij më parë? 3 pikë10 Përmasat e një kuboidi prej plasteline janë 5 cm, 6 cm, 12 cm. Me plastelinën e tij formohet një kuboid i ri me përmasa 2,5 cm; 3 cm; x cm. Sa është x? 3 pikë 11 Në biçikletën e saj, Zana ka një matës shpejtësie të vendosur në timon. Matësi i shpejtësisë mund t’i tregojë Zanës distancën që udhëton dhe shpejtësinë mesatare të saj gjatë një udhëtimi.a) Gjatë udhëtimit me biçikletë, Zana përshkroi 5 km në 4 minutat e para dhe pastaj 8 km në 6 minutat e ardhshme. Në cilin rast ka udhëtuar më shpejtësi më të madhe Zana? 2 pikëb) Zana përshkoi distancën shtëpi-shkollë me shpejtësi 15 km/h për 5 minuta. Kthimin e bëri nga një rrugë tjetër 2,5 km më të gjatë për 7 minuta. Gjeni gjatësinë e rrugës që ka përshkruar Zana. 2 pikëc) Zana tha: – Matësi i shpejtësisë në biçikletë tregon se kam udhëtuar me shpejtësi mesatare 19 km/h gjatë të gjithë udhëtimit. A ka të drejtë ajo? Arsyetoni. 2 pikë

