Page 154 - Demo
P. 154


                                    MATEMATIKA 9152MATEMATIKA 97.1 Sistemi kënddrejtë koordinativ. Koordinatat e pikës A Kërkoni dhe zbuloniNë një parcelë drejtkëndëshe ndodhet një pus.a) A mund të përcaktohet pozicioni i tij, duke njohur vetëm largësinë nga njëra brinjë?b) Sa të dhëna janë të mjaftueshme për të përcaktuar pozicionin e pusit?Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniNë sallën e spektatorëve, vendet përcaktohen nga dy numra: i pari është numri i rreshtit, i dyti është numri i karriges, në këtë rresht. Ndërkaq, vendet që jepen nga çiftet e radhitura të numrave (3; 8) dhe (8; 3) janë të ndryshme: i pari ndodhet në rreshtin e tretë, në karrigen me numër 8, kurse i dyti në rreshtin e tetë, në karrigen numër 3. Punë në grupKujtoni si jepen koordinatat e pikave në boshtin numerik. Për këtë, në drejtëz zgjidhni origjinën, kahun dhe njësinë e gjatësisë, duke e shndërruar atë në bosht numerik (fig. 7.1). Pas kësaj, çdo pikë e boshtit ka koordinatën e vet. Gjeni koordinatën e pikës A, B, C. –1,5 0 1 2,5 4A C BFig. 7.1 Mbani mend:Dy boshtet pingule ndërmjet tyre me të njëjtën njësi të gjatësisë së ndarjes në pjesë të barabarta, formojnë sistemin kënddrejtë koordinativ në rrafsh. Pikën O e quajmë origjinë të koordinatave, kurse vetë boshtet i quajmë boshte koordinative. Boshtin horizontal x’x e quajmë bosht të abshisave, kurse boshtin vertikal y’y e quajmë bosht të ordinatave. Rrafshin, në të cilin është dhënë një sistem kënddrejtë koordinativ e quajmë rrafsh koordinativ. Boshtet e ndajnë rrafshin koordinativ në katër pjesë, që quhen kuadrante (fig. 7.2).  Fig. 7.2 Punë në grupKujtoni si jepen koordinatat e pikës në rrafshin koordinativ. Përshkruani si janë gjetur koordinatat e pikës A në figurën 7.3.0 1a) b) c) d)2 3 xy1320 1 2 3 xyA A1320 1 2 3 xy132 N M A0 1 2 3 xy132Fig. 7.3 0 1 xyy'x'II IIII IV1
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158