Page 155 - Demo
P. 155
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)1537. EKUACIONET LINEARE ME DY NDRYSHORE DHE SISTEMET E TYRENumri 3 quhet abshisë e pikës A. Numrin 2 e quajmë ordinatëtë pikës A. Numrat x = 3 dhe y = 2 përcaktojnë pozicionin e pikës A, në rrafshin koordinativ. Ato i quajmë koordinata të pikës A. Për pikën A, me abshisë 3 dhe ordinatë 2, përdoret shënimi A (3; 2). Gjithmonë në vendin e parë shkruajmë abshisën e pikës, kurse në vendin e dytë, ordinatën. Po të ndërrojmë vendet e koordinatave, merret tjetër pikë. Në figurën 7.4 janë paraqitur pikat M (6; –5) dhe N (–5; 6). Shembull 1Përcaktoni pozicionin e pikës në rrafshin koordinativ, kur njihen koordinatat e saj, pika M (3, –4). Për këtë: – Në pikën e boshtit të abshisave, me koordinatë 3, heqim pingulen me këtë bosht. – Në pikën e boshtit të ordinatave, me koordinatë (–4), heqim pingulen me këtë bosht. – Pika ku priten këto pingule është pika e kërkuar M. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Shkruani koordinatat e pikave të paraqitura në figurën 7.6. 2. Në fletoren me katrore vizatoni një sistem kënddrejtë koordinativ (njësia e gjatësisë sa një kuti) dhe konstruktoni pikat A (2; –3) dhe B (–3; 2). 3. Si janë vendosur në lidhje me boshtin y’y, pikat e rrafshit që plotësojnë kushtin x > 0? Kushtin x < 0? 1 0 -4 -3 -2 -1 2 3 4 5 6-5-4-3-2-1xABEGHFDCyO 13241 0 -4 -3 -2 -1 2 3 4 5 6-5-4-3-2-1xABEGFHDCyO 1324Fig. 7.61 0 -6 -5 -4 -3 -2 -1 2 3 4 5 6-6-5-4-3-2-1xyAMBN132465Fig. 7.41 0 23-4 -3 -2 -1 4-5-4-3-2-1xyM (3; –4)O 1324Fig. 7.5

