Page 157 - Demo
P. 157


                                    7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)1557. EKUACIONET LINEARE ME DY NDRYSHORE DHE SISTEMET E TYRE7.2 Përcaktimi i pozitës së pikës në rrafshin koordinativA Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupJepen pikat me koordinata A (–1; –3); B (–2; 0); C (1; –2); D (0; 6); E (1; –2); F (1; 4); M (–7; –5); N (0; –6). Tregoni në cilin kuadrant apo bosht koordinativ ndodhen pikat.Konstruktoni një sistem koordinativ kënddrejtë. Gjeni vendndodhjen e secilës pikë.Tregoni pika të tjera që ndodhen: a) në kuadrantin I; b) në kuadrantin II;c) në kuadrantin III; d) në kuadrantin IV.Si i kanë koordinatat pikat në secilin kuadrant?Kërkoni nga shoku/shoqja juaj të gjejë pika në boshtin e:a) abshisave; b) ordinatave.Si i kanë koordinatat pikat që ndodhen në boshtin e abshisave? Po në boshtin e ordinatave?Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Të gjitha pikat e boshtit të abshisave e kanë ordinatën zero. Të gjitha pikat me ordinatë 0 ndodhen në boshtin x’x. Themi që pikat e boshtit të abshisave dhe vetëm ato vërtetojnë ekuacionin y = 0. Të gjitha pikat e rrafshit, sipër boshtit të abshisave, i kanë ordinatat pozitive. Të gjitha pikat e rrafshit, poshtë boshtit të abshisave, i kanë ordinatat negative. Themi që pikat e rrafshit, që ndodhen sipër boshtit të abshisave (dhe vetëm ato), vërtetojnë inekuacionin y > 0. Të gjitha pikat e boshtit të ordinatave dhe vetëm ato e kanë abshisën zero. Të gjitha pikat me abshisë 0 ndodhen në boshtin y’y. Themi që pikat e boshtit të ordinatave dhe vetëm ato vërtetojnë ekuacionin x = 0. Shembull 1 Jepet pika A me koordinata (2; –2). Në cilin kuadrant është pozicionuar pika A?Gjeni simetriken e saj në lidhje me origjinën O; me boshtin e abshisave.ZgjidhjeMeqenëse abshisa është numër pozitiv dhe ordinata numër negativ, pika A ndodhet në kuadrantin e IV.Për të gjetur pozicionin e saj, nisemi nga pika O dhe zhvendosemi 2 njësi djathtas dhe më pas 2 njësi poshtë, si në figurën 7.9.Simetrikja e pikës A, në lidhje me origjinën, ndodhet në kuadrantin e II, pika B (–2; 2).Simetrikja e pikës A, në lidhje me boshtin e abshisave, ndodhet në kuadrantin I, pika C (2; 2).1 2 3 4 0 xB (-2 ; 2) C (2 ; 2)A (2 ; -2)y1-1-1-2-2-3-3-4-4232 njësi djathtas2 njësi poshtë4Fig. 7.9
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161