Page 158 - Demo
P. 158
MATEMATIKA 9156MATEMATIKA 9Mbani mend:Të gjitha pikat e boshtit të abshisave e kanë ordinatën zero. Të gjitha pikat me ordinatë 0 ndodhen në boshtin x’x. Themi që pikat e boshtit të abshisave dhe vetëm ato vërtetojnë ekuacionin y = 0. Të gjitha pikat e rrafshit, sipër boshtit të abshisave, i kanë ordinatat pozitive. Të gjitha pikat e rrafshit, poshtë boshtit të abshisave, i kanë ordinatat negative. Themi që pikat e rrafshit, që ndodhen sipër boshtit të abshisave (dhe vetëm ato), vërtetojnë inekuacionin y > 0. Të gjitha pikat e boshtit të ordinatave dhe vetëm ato e kanë abshisën zero. Të gjitha pikat me abshisë 0 ndodhen në boshtin y’y. Themi që pikat e boshtit të ordinatave dhe vetëm ato vërtetojnë ekuacionin x = 0. Punë në grupTregoni ku ndodhen pikat me koordinatë të parë x = 2; x = –3.Tregoni ku ndodhen pikat me koordinatë të dytë y = –4; y = 2. Bashkëbisedoni.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Jepen pikat A (1; 3); B (–1; 4); C (7; –5); D (0; 6). Cilat nga këto pika ndodhen: a) mbi boshtin e abshisave; b) në të majtë të boshtit të ordinatave. 2. Si janë vendosur pikat e rrafshit koordinativ, që plotësojnë kushtin y = –2? 3. Si janë vendosur pikat e rrafshit koordinativ, që plotësojnë kushtin x = 3? 4. Ku ndodhet pika M (x; y), nëse koordinatat e saj plotësojnë kushtet: a) x = 0y > 0 ; b) x < 0y = 0 .USHTRIME1 Ku ndodhet pika M (x; y), nëse koordinatat e saj plotësojnë kushtin: a) x > 0y = 0 ; b) x < 0y = 0 .2 Në ç’kuadrant ndodhet pika M (x; y), nëse koordinatat e saj plotësojnë kushtin: a) x > 0y > 0 ; b) x > 0y < 0 ; c) x < 0y < 0 .3 Konstruktoni në rrafshin koordinativ katërkëndëshin ABCD me kulme:A (–10; –2), B (–2; –2), C (–2; –6), D (–10; –6).A është ai drejtkëndësh? Katror?Gjeni perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes së tij. 4 Tri kulmet e një katrori janë (–2; –4), (–2; 2), (4; 2). Gjeni kulmin e katërt. 5 Në rrafshin koordinativ, konstruktoni katërkëndëshin me kulme në pikat:A (–3; –2), B (–1; –2), C (1; 4), D (–3; 4).Ç’lloj katërkëndëshi është ai?Gjeni syprinën e sipërfaqes së tij, kur njësia është 1 cm. 6 Gjeni largesën midis pikave: a) A (3; 1) dhe B (3; –3); b) A (4; –2) dhe B (–2; –2); c) A (5; 1) dhe B (2; –3). 7 Në rrafshin koordinativ, konstruktoni pikat A (1; 1), B (3; 1), C (5; –3).Përcaktoni llojin e trekëndëshit ABC dhe gjeni syprinën e sipërfaqes së tij. 8 Tri nga pikat e mëposhtme ndodhen në një drejtëz paralele me boshtin Ox. Cilat janë ato? A (3; 0), B (–3; –4), C (0; –4), D (3; 3), E (–4; –4), F (3; –2). 9 Në rrafshin koordinativ, shënoni pikat A (–8; 3), B (1; 3), C (1; –2).Konstruktoni pikën e katërt D, në mënyrë që të merret drejtkëndëshi ABCD.Njehsoni perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes së drejtkëndëshit ABCD.

