Page 166 - Demo
P. 166
MATEMATIKA 9164MATEMATIKA 9Mbani mend:Sa herë kërkohet të gjenden zgjidhjet e përbashkëta të dy ekuacioneve, themi që kërkohet të zgjidhet sistemi i këtyre ekuacioneve. USHTRIMEGrafikët priten në një pikë të vetme M, koordinatat e të cilës i gjejmë nga figura M (1; 2). E vetmja pikë e përbashkët për të dy grafikët është pika M. Prandaj i vetmi çift i radhitur numrash që i vërteton të dy ekuacionet (që është zgjidhje për të dy ekuacionet) është çifti (1; 2). Përgjigje:Sistemi ka një zgjidhje të vetme, çiftin (1; 2). Punë në grupTë zgjidhen sistemet 2x + 2y = 4x + y = 2dhe x + 2y = 2x + 2y = 3 me metodën grafike. Sa zgjidhje kanë sistemet në secilin rast? Diskutoni. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Zgjidhni në mënyrë grafike sistemin x + 4y = 7x – 3y = 0 , duke përdorur programin Geogebra. Kontrolloni zgjidhjen e gjetur. A jeni të sigurt që ky sistem ka vetëm një zgjidhje? 2. A është çifti (3; 1) zgjidhje e ekuacionit 2x – y = 5. A është ky çift zgjidhje e sistemit 2x – y = 5y = x2.Zgjidhni sistemin me metodën grafike. 1 A ndodhet pika M (2; 6) në grafikun e ekuacionit x + 2y = 7? Po në grafikun e ekuacionit 3x = y? 2 A është çifti (2; 6) zgjidhje e sistemit x + 2y = 73x = y? 3 Zgjidhni grafikisht sistemin. a) y = xy = 4 – x; b) 3x + y = –1–2x + 3y = 19; c) 0x + 2y = 63x + y = 0 . 4 a) Zgjidhni me metodën grafike sistemin 2x + y = 44x + 2y = 4. b) A jeni të sigurt që ky sistem nuk ka zgjidhje? 5 a) Zgjidhni me metodën grafike sistemin 3x + y = 36x + 2y = 6.b) Gjeni, po mundët, një çift që nuk është zgjidhje e sistemit. 6 Dihet që çifti (3; 4) është zgjidhje e një sistemi dy ekuacionesh të fuqisë së parë me dy ndryshore.Cila fjali është gjithmonë e vërtetë? a) Grafikët e dy ekuacioneve priten në pikën A (3; 4). b) Grafikët e dy ekuacioneve e kanë të përbashkët pikën A (3; 4). 7 Në një videolojë, një krimb i uritur lëviz sipas drejtëzës y = 3x + 2. Një mollë lëviz sipas drejtëzës x = 3. a) A do ta kapë krimbi mollën? b) A kalon krimbi në pikat: ura në (2; -3); pemë në (-2; -4); lule në (0; -2)?

