Page 173 - Demo
P. 173
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)1717. EKUACIONET LINEARE ME DY NDRYSHORE DHE SISTEMET E TYREUSHTRIME1 Për të blerë dy palë çorape dhe 1 shami duhen 2,50 euro, kurse për të blerë 3 palë çorape e dy shami duhen 4,00 euro. Sa është çmimi i çorapeve dhe sa i shamive? 2 Një numër dyshifror e ka shumën e shifrave 8. Po t’i ndërrojmë vendet shifrave, marrim një numër që është 18 njësi më i vogël se i pari. Cili është numri fillestar? Udhëzim: Nëse shifra e dhjetësheve është a dhe shifra e njësheve b, numri shkruhet 10a + b.3 Dy makina lëvizin (njëkohësisht) duke u nisur nga dy qytete A, B që ndodhen në largësinë 300 km dhe takohen pas dy orësh. Nëse i pari niset dy orë para të dytit, ata do të takohen 1 orë pas nisjes së të dytit. Sa është shpejtësia e secilës makinë? 4 Në dy arka kemi mollë. Nëse nga arka e parë heqim 10 kg mollë dhe i vendosim në arkën e dytë, atëherë arka e dytë ka 4-fishin e mollëve që ka arka e parë. Nëse nga arka e dytë heqim 5 kg mollë dhe i vendosim tek arka e parë, atëherë arkat kanë të njëjtën sasi mollësh. Sa kg mollë ka secila arkë?5 Motra është 4 vjet më e madhe se vëllai i saj. Pas 3 vitesh, mosha e motrës bëhet sa dyfishi i moshës së vëllait. Sa vjeç është secili?6 Dy këmbësorë u nisën njëkohësisht kundrejt njëri-tjetrit nga pikat A dhe B, 33 km larg njëra tjetrës. Pas 3 orë e 12 minuta, largësia midis dy këmbësorëve ishte 1 km; pas 2 orë e 18 minuta të tjera, të parit i mbeti, deri në pikën B, një largësi tri herë më e madhe sesa të dytit deri në pikën A. Gjeni shpejtësinë e këmbësorëve.7 Herësi i dy numrave treshifrorë është 3. Nëse shifrave të numrit të dytë ua bashkëngjisim numrit të parë, fitohet numri gjashtëshifror, i cili është 443556 më i madh se numri gjashtëshifror që fitohet kur numrit të parë i bashkëngjiten shifrat e numrit të dytë. Cilët janë ata numra treshifrorë?8 Klasat e nënta do të shkojnë në ekskursion në Prizren. Gjithsej janë 225 nxënës. Ata do të shoqërohen nga 14 mësues. Për këtë udhëtim u morën me qira autobusë të vegjël me 20 vende dhe autobusë më të mëdhenj me 45 vende. a) Duke ditur se në çdo autobus duhet të jenë të paktën 2 mësues, cili është numri maksimal i autobusëve që mund të merren?b) Duke arsyetuar me veprime matematike, jepni 2 raste për numrin e secilit lloj të autobusëve që duhet të prenotojmë në mënyrë që të zhvillohet ekskursioni?c) Në qoftë se çdo autobus janë gjithsej 5 autobusë që u përdorën në këtë udhëtim, dhe gjithsej ngeli vetëm një vend i lirë, sa autobusë të secilit lloj u përdorën?

