Page 174 - Demo
P. 174


                                    MATEMATIKA 91727.10 Çfarë mësuam? (Përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniPërcaktimin e pozicionit të pikës në rrafshin e koordinatave, kur janë dhënë koordinatat dhe anasjelltas: 1 Konstruktoni një sistem kënddrejtë koordinativ dhe shënoni pikat:A (–2; –5); B (12; 4); C (–1; –4); D (0; –4); E (–2; 0). 2 Shënoni në rrafshin koordinativ pikat: A (–1; –2); B (–2; –4); C (0; 0); D (1; 2); E (2; 4). Kontrolloni me anën e vizores, nëse këto pika shtrihen në një drejtëz. A ndodhet në këtë drejtëz pika F (3; 3)? Po pika M (3; 6)?Paraqitjen grafikisht të ekuacionit linear me dy ndryshore:3 Cilat nga çiftet (0; 7) (1; 5) (7; 0) (5; 1) (–1; 9) janë zgjidhje për ekuacionin 2x + y = 7?4 Për ekuacionin x – y = 3, çifti i radhitur (5; 2) është zgjidhje, sepse 5 – 2 = 3, kurse çifti i radhitur (2; 5) nuk është zgjidhje, sepse kemi 2 – 5 ≠ 3. a) Gjeni një zgjidhje tjetër të këtij ekuacioni. b) Gjeni një çift të radhitur numrash, që nuk është zgjidhje e ekuacionit.5 Paraqitni grafikisht ekuacionet e dhëna:a) y = 2x; b) 2x + y = 5;c) x – y = 3; d) 2x – 6 = 0. 6 Në grafikun e ekuacionit ax – 3y = 5 ndodhet pika M (5, 0). Gjeni koeficientin a dhe konstruktoni grafikun.Grafikun e ekuacionit linear me dy ndryshore dhe diskutimin për të:7 Të gjenden koordinatat e pikës, ku grafiku i ekuacionit linear pret boshtet koordinative:a) y = 3x – 3; b) 2x + 3y = 2. 8 Si janë vendosur kundrejt njëri-tjetrit grafikët e ekuacioneve: a) y = 2x – 4; y = 2x + 8; b) y = –3x; y = –3x + 1; c) y = 2x + 1; y = –x + 2. Përcaktimin e pozicionit të drejtëzës në lidhje me boshtet e koordinatave në varësi nga koeficienti i pjerrësisë:9 Cili nga grafikët është rritës e cili zbritës:a) y = –2x – 3; b) y = 3x + 2; c) 2x – y = 1; d) –2x – y = 0.10 Gjeni ekuacionin, grafiku i të cilit përmban pikën A(–1; 1) dhe është paralel me grafikun e ekuacionit x = 3y – 1.
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178