Page 176 - Demo
P. 176


                                    MATEMATIKA 91747.11 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Gjeni dy zgjidhje të ekuacionit 3x + y = 5. 2 pikë2 a) Konstruktoni grafikun e ekuacionit x – 2y = 4. 3 pikëb) A ndodhet në këtë grafik pika A (100; 0)? 2 pikë3 Zgjidhni me metodën e zëvendësimit sistemin: y = x2x + 3y = 5 . 3 pikë4 Zgjidhni grafikisht sistemin y = 2x3x – y = 2. 4 pikë5 Zgjidhni sistemin me metodën që pëlqeni: a + 2b = 53a + b = 4 2. 3 pikë6 Numri i librave në dy rafte është 65. Në njërin raft sasia e librave është sa 67 e sasisë së librave në raftin tjetër. Sa është sasia e librave në çdo raft? 4 pikë7 Dihet që grafiku i ekuacionit y = kx + b kalon nëpër pikat A (4; 1) dhe B (3; –5).Gjeni koeficientet k dhe b. 4 pikë8 A mund të jetë një çift numrash: a) zgjidhja e njërit ekuacion të sistemit, por jo zgjidhje e sistemit? b) zgjidhje e të dy ekuacioneve të sistemit, por jo zgjidhje e sistemit? 2 pikë9 Konstruktoni grafikun e ekuacionit |y| = 2. 3 pikëDetyrë hulumtuese. Ngrohja klimatike A) Tabela e mëposhtme jep prodhimin total të gazit, që jep “efektin e serrës” (GES), në mijë tonë, për disa vende (shtete) gjatë vitit 2002. Shteti Prodhimi i gazit në mijë tonë Përqindja në prodhimin botërorIndia 1 220 926 5,1%Japonia 1 205 535 5,0%Gjermania 804 701 3,3%Kina 3 550 371 14,5%ShBA 5 872 278 24,3%Britania 544 813 2,3%Italia 433 018 1,8%Rusia 1 432 513 5,9%Franca 378 267 1,6%Kanada 517 157 2,1%Përgjigjuni pyetjeve: a) Cili vend ka prodhuar më tepër gaz me efekt serrë në 2002? b) Ç’përqindje të GES botërore japin këto 10 vende së bashku? c) BE ka prodhuar 3 682 755 mijë ton GES në 2002. d) Ç’pjesë të kësaj sasie kanë prodhuar së bashku 3 vendet e BE-së, që janë në tabelë. B. a) Gjeni të dhënat për prodhimin e gazit GES nga këto 10 vende në vitin 2015, pastaj për vitet 2018; 2020. Gjykoni për tendencën që ka prodhimi në tërësi dhe në secilin vend në veçanti. b) Si ka qenë prodhimi i GES në Kosovë në vitet 2015, 2018, 2020? Gjykoni për tendencat. 
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180