Page 177 - Demo
P. 177


                                    175Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon vektorët dhe përcakton mbledhjen e vektorëve, zbritjen e vektorëve, si dhe shumëzimin e vektorit me skalar.A E DINI SE?...Koncepti i vektorëve u zhvillua gradualisht për një periudhë kohe në më shumë se 200 vjet. Shumë matematikanë kontribuuan në zhvillimin e disa vektorëve. Termi “vektor” u përdor për herë të parë nga Uilliam Rouan Hemilton (William Rowan Hamilton), i cili i prezantoi vektorët si segmente të drejtuara. Në matematikë, vektori është një sasi, e cila ka madhësi dhe drejtim, por jo pozicion. Shembuj të tillë janë shpejtësia dhe nxitimi. Në formën e tyre moderne, vektorët u shfaqën vonë, në shekullin XIX, kur amerikani Xhosaja Uilliard Gibs (Josiah Williard Gibbs) dhe anglezi Oliver Hevisaid (Oliver Heaviside) zhvilluan në mënyrë të pavarur analizën vektoriale për të shprehur ligjet e elektromagnetizmit. Që nga ajo kohë, vektorët janë bërë thelbësorë në fizikë, mekanikë, inxhinieri elektrike dhe shkenca të tjera, për të përshkruar forcat matematikisht. Fjalë kyçe: vektor, vektorë të barabartë, vektorë të kundërt, shumë të vektorëve, zhvendosje e njëpasnjëshme e vektorëve, rregulli i paralelogramit, ndryshimi i vektorëve, shumëzimi me një numër, vektorë bashkëvizorë. 8 VEKTORËT→N→Ft→F1F1 F2r →FGm
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181