Page 178 - Demo
P. 178
MATEMATIKA 9176MATEMATIKA 9Punë në grupPër cilat nga madhësitë e mëposhtme: shpejtësia, masa, koha, temperatura, forca, gjatësia, syprina, përveç vlerës numerike, duhet të tregohet edhe drejtimi e kahu? Diskutoni.8.1 Kuptimi i vektorit. Vektorë të barabartë apo të kundërt A Kërkoni dhe zbuloniB Vrojtoni dhe mësoniKuptimi i vektorit Shembulli 1Pika materiale që ndodhet në O fillon lëvizjen me shpejtësi konstante 5 m/s. Pas 1 sekonde, ajo mund të jetë në cilëndo nga pikat e rrethit me qendër O e rreze 5 m (fig. 8.1).Pozicioni i saj pas 1 sekonde nuk është plotësisht i përcaktuar, sepse nuk na është dhënë drejtimi dhe kahu i lëvizjes. Mbani mend:Vektor quhet segmenti në të cilin njëri prej skajeve merret si origjinë (fillim) e tjetri si fund (mbarim). Vektori me fillim në A dhe me mbarim në B paraqitet gjeometrikisht me anën e një shigjete (fig. 8.2) dhe shënohet AB. Vektorët mund të shënohen edhe me një shkronjë të vetme a, b, c etj. Gjatësi e vektorit AB quhet gjatësia e segmentit [AB]. Ajo shënohet |AB| ose AB. Në rast se fillimi dhe mbarimi i vektorit përputhen, atëherë vektori quhet vektor - zero dhe shënohet 0 . Kështu, AA = BB = 0. Gjatësia e vektor-zeros është numri zero. Kah i vektorit AB quhet kahu i lëvizjes së një pike që përshkon segmentin [AB] nga fillimi A i tij në mbarimin B. Vektorë bashkëvizorë Mbani mend:Vektorët që shtrihen në të njëjtën drejtëz apo në drejtëza paralele quhen vektorë bashkëvizorë (kolinearë). Për këta vektorë thuhet gjithashtu që kanë drejtim të njëjtë. Thuhet që dy vektorë bashkëvizorë kanë kah të njëjtë, nëse mbarimet e tyre janë në të njëjtën anë të drejtëzës që bashkon fillimet e tyre (fig. 8.3). Në figurën 8.4 janë paraqitur dy vektorë bashkëvizorë që kanë kahe të kundërta. Kur vektorët shtrihen në të njëjtën drejtëz (fig. 8.5), krahasimi i kaheve të tyre bëhet drejtpërsëdrejti. M1M3M2 OFig. 8.1 Fig. 8.2 A BA BC DE FNMA B D C E FFig. 8.3 Fig. 8.4 Fig. 8.5

