Page 191 - Demo
P. 191


                                    189Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon rregullën për raportin e segmenteve (Teoremën e Talesit);• zbaton teoremën e Talesit për raportin e segmenteve;• zbaton vetitë e proporcionit, gjatë zgjidhjes së detyrave;• përkufizon homotetinë dhe zbaton vetitë e saj për zgjidhje të problemeve praktike;• përkufizon ngjashmërinë e figurave gjeometrike, posaçërisht të trekëndëshave, duke emërtuar rregullat për ngjashmërinë e tyre.NGJASHMËRIA DHE HOMOTETIAA E DINI SE?...9Talesi është filozofi, matematikani dhe shkencëtari i parë grek. Ishte një nga shtatë njerëzit më të ditur të Greqisë së lashtë. Talesi themeloi gjeometrinë e drejtëzave dhe gjeometrinë abstrakte. Këto njohuri gjeometrike i përdori për të llogaritur distancën e anijeve në det nga bregu. Kjo ishte shumë me rëndësi për grekët, për anijet që vinin, si për luftën ashtu edhe për shkëmbime tregtare. Në kohën që Talesi ishte në Egjipt, ai ishte në gjendje të llogariste lartësinë e piramidave, duke matur hijet e tyre. Talesi tregoi metoda të matjes së tokave, duke përdorur litarë me nyje. Matematikanët grekë i përdorën të gjitha njohuritë e Talesit dhe kaluan nga metoda e litarit në fushë, te vizorja dhe kompasi për të vizatuar vija të drejta dhe rrathë dhe e quajtën këtë degë të matematikës gjeometri – matje e tokës. Talesi ka merita në vërtetimin e shumë teoremave në gjeometri, të njohura nga egjiptianët dhe babilonasit, por që nuk kishte shënime të vërtetimit të tyre. Këto teorema studiohen dhe sot në gjeometri. Fjalë kyçe: ngjashmëri, homoteti, trekëndësha të ngjashëm, brinjë të përpjesshme, teorema e Talesit, koeficienti i ngjashmërisë, brinjë homologe, rasti i parë, rasti i dytë, rasti i tretë i ngjashmërisë së trekëndëshave.
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195