Page 199 - Demo
P. 199
9. NGJASHMËRIA DHE HOMOTETIA197USHTRIMEC Ushtrohuni duke zbatuar1. A janë të ngjashëm trekëndëshat ABC dhe A1B1C1 në qoftë se:a) AB = 3 cm; BC = 5 cm; CA = 7 cm; A1B1 = 4,5 cm; B1C1 = 7,5 cm; C1A1 = 10,5 cm.b) AB = 1,7 cm; BC = 3 cm; CA = 4,2 cm; A1B1 = 34 dm; B1C1 = 60 dm; C1A1 = 84 dm?2. Brinjët e një trekëndëshi janë 0,8 cm; 1,6 cm dhe 2 cm. Gjeni brinjët e një trekëndëshi të ngjashëm me të, i cili e ka perimetrin 5,5 cm.3. Janë dhënë dy trekëndësha barabrinjës, njëri me gjatësi brinje 4 cm dhe tjetri 12 cm. A janë të ngjashëm këta dy trekëndësha? Nëse po, cili është koeficienti i ngjashmërisë?4. Brinjët e ∆ABC janë 1,2 cm, 1,6 cm dhe 2,4 cm. Gjeni brinjët e trekëndëshit të ngjashëm me ∆ABC nëse:a) brinja më e vogël e tij është 6 cm;b) koeficienti i ngjashmërisë është 1,5.1 Perimetri i një trekëndëshi është sa 1113 e perimetrit të një trekëndëshi të ngjashëm me të. Ndryshimi ndërmjet dy brinjëve përkatëse është 1 cm. Gjeni këto brinjë.2 Një trekëndësh kënddrejtë e ka hipotenuzën 17 cm dhe njërin katet 15 cm. Gjeni perimetrin e një trekëndëshi të ngjashëm me të, me hipotenuzë 51 cm.3 Brinjët e një trekëndëshi rrinë ndërmjet tyre si 3:4:6. Perimetri i një trekëndëshi të ngjashëm me të është 52 cm. Gjeni brinjët e trekëndëshit të dytë.4 Në figurën 9.14 jepet AD = 5 cm, AC = 6 cm, BD = 7 cm dhe BC = 16 cm. Gjeni DE dhe EC.5 Shuma e kateteve të një trekëndëshi kënddrejtë nga të cilët njëri është sa 75% e tjetrit, është 14 cm. Një trekëndësh tjetër kënddrejtë i ngjashëm më të e ka hipotenuzën 25 cm.a) Gjeni koeficientin e ngjashmërisë.b) Gjeni katetet e trekëndëshit të dytë.6 Bazat e një trapezi janë në raportin 5:9. Njëra nga brinjët anësore të tij është 16 cm. Sa duhet ta zgjatim këtë brinjë, në mënyrë që ajo të takohet me vazhdimin e brinjës tjetër anësore?7 Brinjët e një trekëndëshi janë 1 m; 2 m dhe 1,25 m. Brinjët e një trekëndëshi tjetër janë 1 dm; 9 dm dhe 16 cm. A janë të ngjashëm këta trekëndësha?8 Trekëndëshat ABC me brinjë a, b, c dhe A1B1C1 me brinjë a1, b1, c1 janë të ngjashëm.Jepet a = 13 cm; b = 14 cm; c = 15 cm dhe a1 = 6,5 cm. Gjeni brinjët b1 dhe c1 të trekëndëshit të dytë, si dhe syprinat e sipërfaqeve të dy trekëndëshave.9 Dy trekëndësha të ngjashëm kanë perimetrat përkatësisht 24 cm dhe 36 cm. Lartësia e trekëndëshit të parë është 12 cm. Gjeni lartësinë përkatëse të trekëndëshit tjetër.AB C EDFig. 9.14

