Page 216 - Demo
P. 216
214Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon funksionet trigonometrike në trekëndëshin kënddrejtë;• cakton vlerat numerike të funksioneve trigonometrike (sin, cos, tg) të disa këndeve në trekëndëshin kënddrejtë (30o, 45o, 60o);• cakton funksionet trigonometrike të këndeve komplementare;• vërteton dhe zbaton identitetet themelore trigonometrike;• zbaton kuptimet elementare të trigonometrisë te detyrat problemore me trekëndësh kënddrejtë.TRIGONOMETRIA NË TREKËNDËSHIN KËNDDREJTËA E DINI SE?...10Në mjaft probleme të jetës praktike lind nevoja për të njohur varësitë që ekzistojnë ndërmjet brinjëve dhe këndeve të trekëndëshit. Këto varësi i studion një degë e veçantë e matematikës e quajtur trigonometri (bashkim i fjalëve trigon –trekëndësh dhe metri – matje). Fillesat e kësaj dege janë në shek. II p.e.s në Greqi. Në zhvillimin e trigonometrisë kontribuuan shumë popuj dhe kultura, duke përfshirë Babilonasit, Hiparkun e Nikeas, Menelaun, Ptolemeun dhe shumë të tjerë. Hiparku, gjeniu matematikan i Rodosit, shkroi 12 libra mbi kordat e një rrethi. Ai zhvilloi tabelën e parë trigonometrike. Hiparku konsiderohet si Ati i trigonometrisë. Si rezultat i tabelave të Hiparkut, matematikanët filluan të punojnë me 360 shkallë në një rreth. Albert Xherard (Albert Gerard) ishte matematikani i parë që përdori shkurtesat e sinusit, kosinusit, tangjentes (sin, cos, tg), të cila përdoren edhe sot në matematikë.Fjalë kyçe: funksionet trigonometrike, raport brinjësh, sinus, kosinus, tangjent, kotangjente, formula themelore e trigonometrisë, trekëndësh kënddrejtë. PTokaDielli R⊕

