Page 227 - Demo
P. 227


                                    6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE22510. TRIGONOMETRIA NË TREKËNDËSHIN KËNDDREJTË10.6 Vlerat e funksioneve trigonometrike të këndeve 0o–90oA Kërkoni dhe zbuloniNë figurën 10.12 është ndërtuar një çerek rrethi me rreze 5 cm, si dhe rrezet që formojnë këndet 10˚; 20˚; …; 80˚ me rrezen OA.Duke ndërtuar trekëndëshat kënddrejtë përkatës dhe duke matur me kujdes katetet e tyre, gjeni vlerat e funksioneve trigonometrike të këndeve 100 deri 800, të cilat i hidhni në tabelën e mëposhtme:Këndi α 10˚ 20˚ 30˚ 40˚ 50˚ 60˚ 70˚ 80˚sinαcosαtgαcotgαB Vrojtoni dhe mësoniKemi parë mënyrën e gjetjes së vlerave të funksioneve trigonometrike të këndeve 100, 200 etj. Në mënyrë të ngjashme gjenden vlerat e funksioneve trigonometrike të këndeve të plota nga 10 deri 890. Këto vlera jepen në tabelën përkatëse të vendosur në fund të kreut. Me ndihmën e kësaj tabele mund të zgjidhen dy probleme:1. Gjetja e vlerës së funksionit trigonometrik të një këndi.Shembulli 1a) sin32˚ = 0,5299 b) cotg71˚ = 0,3443 Shembulli 2a) cos 73˚22’6” ≈ cos73˚ = 0,2924b) tg34˚6’17” ≈ tg34˚ = 0,67452. Gjetja e këndit kur jepet vlera e një funksioni trigonometrik të tij.Shembulli 3Gjeni këndin α të tillë që tgα = 0,5543. Nga tabela gjejmë α = 29˚.Në qoftë se vlera e dhënë e funksionit trigonometrik nuk gjendet në tabelë merret ajo vlerë, e cila ndodhet më afër me të.Shembulli 4 Gjeni këndin α kur jepet cosα = 0,9752. Vlera më e afërt me vlerën e dhënë është 0,9744 të cilës i korrespondon këndi 13˚. Pra, α ≈ 13˚.Fig. 10.12 ABO80˚ 70˚ 60˚ 50˚40˚30˚20˚10˚
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231