Page 235 - Demo
P. 235
233Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përcakton populacionin (popullimin) dhe mostrën gjatë një hulumtimi;• interpreton në forma të ndryshme të dhënat statistikore (rendit rezultatet, i paraqet në formë tabelare dhe me diagrame në forma të ndryshme duke i vizatuar në fletore ose duke përdorur teknologjinë-programet aplikative) dhe përcakton vlerat mesatare të tyre (vlerën mesatare, modën dhe medianën);• klasifikon ngjarjet e provave dhe i llogarit ato; • interpreton përkufizimin klasik dhe statistikor të probabilitetit;• identifikon vetitë e probabilitetit dhe i zbaton ato gjatë zgjidhjes së problemeve matematikore dhe atyre nga situata jetësore.TË DHËNAT DHE 11 PROBABILITETIA E DINI SE?...Fjalë kyçe: populacion (popullim), mostra, rezultate, tipari sasior, i vazhdueshëm, cilësor, denduria (frekuenca), denduria relative (frekuenca relative), klasa, denduria e grumbulluar, paraqitje grafike, diagrami shtyllë, diagrami rrethor, vlera mesatare, moda, mediana, ngjarje, probabilitet klasik, statistikorProbabiliteti dhe statistikat, degë të matematikës kanë të bëjnë me rregulla që rregullojnë ngjarjet e rastit, duke përfshirë mbledhjen, analizën, interpretimin dhe shfaqjen e të dhënave numerike. Probabiliteti e ka zanafillën në studimin e lojërave të fatit në shekullin e 17-të, dhe tani është një mjet i domosdoshëm si i shkencave sociale ashtu dhe i shkencave natyrore. Statistikat mund të thuhet se e kanë origjinën në numërimin e regjistrimeve të marra mijëra vjet më parë. Megjithatë, si një disiplinë e veçantë shkencore, ajo u zhvillua në fillim të shekullit të 19-të si studimi i popullatave, ekonomive dhe veprimeve morale dhe, më vonë në atë shekull, si mjeti matematik për analizimin e numrave të tillë. Fjala “statistikë” rrjedh nga fjala latine status ose fjala italiane statista.

