Page 236 - Demo
P. 236
MATEMATIKA 9234MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. 11.1 Mbledhja dhe paraqitja e të dhënaveA Kërkoni dhe zbuloni Një mësues fizkulture regjistroi të dhënat për shtatlartësinë e nxënësve të tij (të rrumbullakuar në centimetra):166; 172; 175; 168; 169; 171; 172; 168; 163; 163; 169; 167; 170; 172; 173;166.a) Tregoni popullimin, individët dhe tiparin e vrojtuar. Ç’lloj tipari është?b) Cila është vlera më e vogël e tiparit? Sa herë përsëritet ajo?B Vrojtoni dhe mësoniStudimi statistikor i një dukurie fillon nga gjetja e të dhënave për këtë dukuri. Këto të dhëna gjenden duke numëruar, duke matur ose duke pyetur. Mbani mend:Në praktikë përcaktohet një bashkësi E, si bimë, kafshë, njerëz etj., e cila është objekt i studimit. Kjo bashkësi E quhet popullim statistikor ose thjesht popullim. Çdo element i popullimit quhet individ, kurse vetia që studiohet tek objektet e popullimit quhet tipar statistikor ose ndryshore statistikore (më shkurt tipar ose ndryshore).Të dhënat mund të mblidhen në mënyra të ndryshme. Kur të dhënat merren për të gjithë individët e popullimit, atëherë bëhet fjalë për regjistrim. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë është një rast i tillë. Por, kur popullimi është i madh, atëherë regjistrimi mund të jetë i pamundur. Në këto raste, studiohet vetëm një pjesë e popullimit dhe thuhet se bëhet një sondazh apo anketë. Nënbashkësia e popullimit që merret në studim, quhet zgjedhje (mostër, kampion). Anketa apo sondazhet bëhen për të nxjerrë përfundime për çështje që ju interesojnë.Kampioni (Mostra) i zgjedhur nga një popullatë mund të na japë informacione tepër të dobishme për të, në qoftë se zgjidhet në mënyrë të përshtatshme.Mbani mend:Popullimi është bashkësia e të gjitha elementeve që po studiojmë.Kampioni (Mostra) është një nënbashkësi e këtij popullimi.Tipari statistikorTipari statistikor ka natyrë të ndryshme.Shpeshherë, ai merr vlera numerike. Në këtë rast ai quhet tipar sasior. Tipare të tilla janë: mosha, pesha, gjatësia, numri i fëmijëve, prodhimi i grurit, temperatura, sasia e reshjeve etj. Në raste të tjera, ai quhet tipar cilësor. Tipare të tilla janë ngjyra e syve, vendbanimi, besimi fetar, vlerësimet e llojit “mirë”, “keq”, “mjaftueshëm”, “po”, “jo” etj. Këto cilësime quhen modalitete ose kategori të tiparit cilësor.Mbani mend:Tiparet sasiore janë dy llojesh, tipare sasiore diskrete dhe tipare sasiore të vazhdueshme.

