Page 237 - Demo
P. 237
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)23511. TË DHËNAT DHE PROBABILITETITipari sasior quhet diskret, në qoftë se bashkësia e vlerave të mundshme të tij është e fundme. Të tilla janë notat e nxënësve të një klase në një provim, numri i vëllezërve dhe i motrave që kanë nxënësit e shkollës, numri i dhomave të një shtëpie, numri i golave të shënuar në një ditë të kampionatit të futbollit etj.Tipari sasior quhet i vazhdueshëm, në qoftë se ai mund të marrë të gjitha vlerat midis dy vlerave të dhëna. Tipare të tilla janë: gjatësia e njeriut, pesha e tij, mosha, të ardhurat e familjes, niveli i ujit në rezervuar, sasia e karburantit të harxhuar, koha me të cilën nxënësit e klasës përshkojnë garën e 100 metrave etj. Tabelat e dendurivePër të nxjerrë përfundime, të dhënat e mbledhura në formën e një liste duhet të paraqiten në një formë të përshtatshme, duhen sistemuar.Në qoftë se tipari është sasior diskret ose cilësor, sistemimi bëhet duke ndërtuar një tabelë në të cilën shkruhen vlerat e tiparit (kur ai është numerik) ose modalitetet e tij (kur ai është cilësor). Përbri çdo vlere/modaliteti shënohet denduria (frekuenca) (numri i individëve që kanë këtë vlerë/modalitet) dhe denduria relative (frekuenca relative), që është herësi i dendurisë të vlerës/modalitetit me numrin e përgjithshëm të individëve. Shpeshherë, denduria relative shkruhet në përqindje.Shembulli 1Notat e nxënësve të klasës në një test vlerësimi janë:4 3 3 2 2 4 2 2 4 3 52 5 3 3 2 1 3 5 4 3 42 2 3 4 4 3 4 2 2 3 23 3 3 2 2 4 3Për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve si: “Sa nxënës kanë marrë pjesë në testin e vlerësimit?”, ose “Sa nxënës kanë marrë notën 6?”, ose “Sa nxënës kanë marrë notë më të madhe se 7?” etj., është e nevojshme që të dhënat të sistemohen në një tabelë.Në Tabelën 1, janë paraqitur vlerat e tiparit (notat 1, 2, 3, 4, 5), denduria për çdo notë dhe denduria relative e çdo note.Tabela 1Nota 1 2 3 4 5Denduria 1 13 14 9 3Denduria relative 1/40 13/40 14/40 9/40 3/40Denduria relative e notës 4 është 9/40, e shprehur në përqindje ajo është 22,5%, me fjalë të tjera 22,5% e nxënësve të klasës kanë marrë notën 4 në provim.Kur tipari është i vazhdueshëm ose të dhënat janë të shumta, atëherë ato sistemohen duke i grumbulluar në klasa.Për shembull, në qoftë se ju jeni duke mbledhur të dhëna për shpenzimet javore të 500 familjeve, atëherë është e natyrshme të prisni një numër të madh rezultatesh të ndryshme. Në këtë rast, mund t’i grupojmë shpenzimet në klasa shpenzimesh: sa familje shpenzojnë midis 100 dhe 120 euro, sa shpenzojnë midis 120 dhe 140 euro etj.Ne do të shohim kryesisht shembuj kur klasat kanë gjatësi të barabartë me njëra-tjetrën.

