Page 238 - Demo
P. 238
MATEMATIKA 9236MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEMbani mend:Në praktikë përcaktohet një bashkësi E, si bimë, kafshë, njerëz etj., e cila është objekt i studimit. Kjo bashkësi E quhet popullim statistikor ose thjesht popullim. Çdo element i popullimit quhet individ, kurse vetia që studiohet tek objektet e popullimit quhet tipar statistikor ose ndryshore statistikore (më shkurt tipar ose ndryshore).Denduria e grumbulluar Në shembullin e Tabelës 1 është me interes të mësohet p.sh.: “Sa nxënës kanë marrë të shumtën notën 2?”, ose “Sa kanë marrë të shumtën notën 4?”, ose “Sa nxënës kanë marrë notë më të lartë se 3?” etj. Përgjigjen e japim duke gjetur për çdo notë, numrin e nxënësve që kanë marrë të shumtën këtë notë: x ≤ 2 : 14; x ≤ 3 : 28; ...Vazhdoni më tej llogaritjet.Përfundimet e gjetura në këtë mënyrë quhen denduri të grumbulluara.Për Tabelën 1, denduritë e grumbulluara do të jenë:Tabela 2Nota 1 2 3 4 5Denduria 1 13 14 9 3Denduria relative 1/40 13/40 14/40 9/40 3/40Denduria e grumbulluar 1 14 28 37 40C Ushtrohuni duke zbatuar1. Disa shkronja të alfabetit në shqipen e shkruar ndeshen më shpesh se të tjerat. P.sh., shkronja “e”, ndeshet më shpesh se shkronja “z”. Zgjidhni një pjesë teksti dhe konstruktoni shpërndarjen e numrit të shkronjave që ndeshen në të. Me fjalë të tjera, konstruktoni një tabelë të dendurive të shkronjave të tekstit të zgjedhur. Cila është radha që do të propozonit ju për shkronjat e alfabetit tonë, po qe se do t’i radhitnit ato nga shkronja që ndeshet më shpesh te shkronja që ndeshet më rrallë? Krahasojeni rezultatin që keni gjetur me atë që kanë gjetur shokët e tjerë të klasës.2. Konstruktoni një tabelë dendurish për të mbledhur të dhënat e mëposhtme mbi numrin e nxënësve që vonohen në shkollë, për çdo ditë mësimi gjatë një muaji:11, 16, 11, 12, 15, 14, 13, 12, 14, 12, 13, 13, 11, 14, 14, 13, 14, 15, 14, 12, 15.1 Një nxënëse zgjodhi nga një libër 30 fjali dhe gjeti numrin e fjalëve në secilën prej tyre. Tregoni popullimin, individët dhe tiparin që studiohet. Përcaktoni llojin e tiparit.2 Për të krijuar një përfytyrim për shpërndarjen e temperaturës gjatë gjithë vitit, një studiues mati dhe regjistroi temperaturat çdo të hënë të vitit.a) Tregoni popullimin, individët dhe tiparin e vrojtuar. Ç’lloj tipari është?b) Tregoni zgjedhjen në këtë studim.3 Dy nxënës në matematikë morën këto nota gjatë vitit shkollor:i pari: 2, 3, 3, 3, 4, 2, 3, 4, 4, 3; i dyti: 2, 3, 3, 4, 3, 3, 4.Paraqitini këto të dhëna në një tabelë. Sa herë e ka marrë secili prej tyre notën 3? Sa është denduria relative e notës 3 për secilin prej tyre? 4 U mat numri i këmbës për vajzat e një klase dhe u përftuan këto të dhëna:38 35 37 37 36 35 36 38 38 37 36 3540 39 37 36 36 37 37 38Sa është denduria e numrit 38? Sa vajza e kanë numrin e këmbës më të vogël se 38 (gjeni denduritë e grumbulluara)? Gjeni dendurinë relative dhe dendurinë relative të grumbulluar të numrit 38.

