Page 239 - Demo
P. 239


                                    7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)23711. TË DHËNAT DHE PROBABILITETI11.2 Paraqitjet grafikeA Kërkoni dhe zbuloni Paraqitni grafikisht në sistemin xOy të dhënat e tabelës:x 0 5 7 9 12y 4 1 3 5 8Bashkojini ato me segmente. Çfarë vini re?B Vrojtoni dhe mësoniNjë shpërndarje statistikore mund të paraqitet me një tabelë, por ajo mund të paraqitet gjithashtu me anë të një grafiku.Kështu, përdoret diagrami me shtylla, që përdoret p.sh. kur tipari është cilësor. Në boshtin e abshisave zgjidhen aq segmente të barabarta sa janë modalitetet (ose kategoritë) e tiparit dhe me bazë këto segmente konstruktohen drejtkëndësha me lartësi sa denduria përkatëse ose të përpjesshme me të. Një diagram i tillë është ai i figurës 11.1, i cili është ndërtuar me të dhënat e shembullit 1 më poshtë.Por shpërndarja mund të paraqitet edhe me anë të një diagrami rrethor, duke e ndarë një rreth në sektorë rrethorë me syprina të përpjesshme me denduritë.Shembulli 1 Një ekip përbëhet nga 18 lojtarë, të cilët përfaqësojnë 4 klube sportive të ndryshme. Në tabelën e mëposhtme është treguar numri i lojtarëve sipas klubeve që ata përfaqësojnë:Klubi A B C DNumri 7 6 3 2Për të ndërtuar diagramin rrethor për këtë rast, vizatojmë në fillim një rreth dhe atë e ndajmë pastaj në aq sektorë sa janë modalitetet e tiparit. Madhësia e sektorit përcaktohet në mënyrë të përpjesshme me dendurinë e modalitetit. Në rastin tonë kemi 4 modalitete (klubet) dhe 18 anëtarë që përfaqësojnë klubet përkatëse. 360 duhen ndarë midis 18 lojtarëve, me fjalë të tjera çdo lojtar paraqitet me 20, sepse 360 ndahet në 18 pjesë të barabarta. Pastaj çdo klub paraqitet me një sektor, madhësia e të cilit është sa numri i përfaqësuesve të tij shumëzuar me 20. Konstruktojmë atëherë këtë tabelë:Klubi sportiv Numri i përfaqësuesve Madhësia e sektoritA 7 140B 6 120C 3 60D 2 40Shuma 18 360A 0,01,53,54,56,0B C DFig. 11.1
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243