Page 243 - Demo
P. 243
6. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE24110. TRIGONOMETRIA NË TREKËNDËSHIN KËNDDREJTËNë figurat 11.7 dhe 11.8 janë vizatuar shumëkëndëshi statistikor i shpërndarjes së dendurive dhe shpërndarjes së dendurive të grumbulluara.0112233 4 5 Nota Nota5406789051102153 4 52530200 Fig. 11.7 Fig. 11.8 Vëmë në dukje se, qoftë diagrami me shtylla, qoftë shumëkëndëshi statistikor mund të konstruktohen edhe për dendurinë relative, edhe për dendurinë relative të grumbulluar.Le të shohim edhe një herë këtë tabelë, për një rast ku tipari është i vazhdueshëm:Klasat 150-154 155-159 160-164 165-169 170-175Denduria 8 3 11 6 12Denduria e grumbulluar 8 11 22 28 40Denduria relative % 20% 7,5% 27,5% 15% 30%Në boshtin e abshisave vendosim intervalet që përcaktojnë klasat (150-154; 155-159) etj. Me bazë këto intervale dhe me lartësi sa denduria përkatëse konstruktojmë drejtkëndësha (fig. 11.9).Nëse si lartësi marrim dendurinë e grumbulluar, paraqitja grafike jepet në figurën 11.10.0510150-154 155-159 160-164 165-169 170-174152530354020024150-154 155-159 160-164 165-169 170-175610121483811116128 Fig. 11.9 Fig. 11.10Në këtë rast, shumëkëndëshi konstruktohet duke bashkuar meset e sipërme të shtyllave përkatëse. (Në figurë, shumëkëndëshi është ndërtuar me vija të ndërprera)Pamë se, në rastin e diagramit rrethor, madhësia e sektorit të qarkut është e përpjesshme me dendurinë përkatëse.

