Page 245 - Demo
P. 245
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)24311. TË DHËNAT DHE PROBABILITETIA Kërkoni edhe zbuloniNë tri klasa të shkollës me 30, 35 dhe 40 nxënës, notat mesatare janë përkatësisht 2, 3, 4. Një nxënëse, duke dashur të gjejë notën mesatare të të tri klasave, veproi kështu: 2 +3 + 43 = 93 = 3.A veproi drejt ajo? Nëse jo, gjeni ju notën mesatare të nxënësve të tri klasave.B Vrojtoni dhe mësoniNjë mënyrë për të krahasuar dy shpërndarje dhe për të parë ndryshimet midis tyre, është të vendosen ato pranë e pranë (tabelat ose grafikët). Kjo mund të kërkojë shumë kohë. Prandaj, janë gjetur mënyra të tjera për të përmbledhur të dhënat e një shpërndarjeje. Me këto mënyra llogariten disa vlera tipike, të cilat përfaqësojnë të dhënat dhe përmbledhin vetitë kryesore të tiparit. Me disa nga këto vlera tipike ju jeni njohur më parë. Ato janë moda, mesorja, mesatarja.Mbani mend:Modë quhet vlera ose klasa që ka dendurinë më të madhe. Një tipar mund të ketë shumë moda.Në shembullin 1 në mësimin 1, moda është 3. Në grafikët e dendurive (diagrami me shtylla, histogrami, shumëkëndëshi i efektivave), moda është abshisa e pikës (klasa, për të dhënat e grupuara) me ordinatën më të lartë; të tilla mund të jenë disa.Mesorja (mediana)Mbani mend:Mesorja (mediana) është vlera që i ndan të gjitha të dhënat e gjetura “më dysh”, kur ato janë radhitur nga më e vogla te më e madhja.Kur numri i të dhënave është i vogël dhe ato nuk grupohen, për të gjetur mesoren, të dhënat radhiten sipas rritjes. Kur vargu ka një numër tek vlerash, mesorja është vlera e mesit. Kur vargu ka një numër çift vlerash, mesorja përcaktohet nga dy vlerat e mesit: çdo vlerë midis tyre mund të merret si mesore. Zakonisht merret gjysmëshuma e tyre.Shembulli 1Për të gjetur mesoren e të dhënave1 4 7 5 6 3 3 2 1 5 1në fillim i radhisim ato sipas rritjes:1 1 1 2 3 3 4 5 5 6 7Vlera e mesit është e gjashta: 3.Shembulli 2Për të gjetur mesoren e të dhënave4 5 4,5 6 5,5 6në fillim i radhisim ato sipas rritjes:4 4,5 5 5,5 6 611.4 Mesataret• Vlera e mesit është midis 5 dhe 5,5. Atëherë, mesoren e marrim të barabartë me gjysmëshumën e tyre: 5,25.

