Page 247 - Demo
P. 247


                                    7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)24511. TË DHËNAT DHE PROBABILITETIUSHTRIME4 Gjeni mesoren dhe mesataren e secilës nga shpërndarjet e mëposhtme:a) 3 0 2 0 1 0 0 1 1 2 3 47 6 4 5 3 2 1 3 2 1 1b) 65 17 71 38 83 90 92 68 75 56 34c) 218 222 300 249 297 231 199 271 254 234 201 280 256 297 2015 Tabela e mëposhtme tregon rezultatet e një ankete të kryer për numrin e fëmijëve në familjet e një qyteti:Numri i fëmijëve për familje 0 1 2 3 4 5 6 7 8Numri i familjeve 10 14 9 6 5 2 0 2 1Gjeni mesoren për shpërndarjen e treguar.6 Dy autoshkolla A dhe B praktikojnë teste përpara se kursantet e tyre të kalojnë në provimin përfundimtar për marrjen e patentës. Në tabelën e mëposhtme janë përmbledhur të dhënat për numrin e testeve që kanë kaluar nxënësit e secilës autoshkollë përpara se të marrin patentën:Numri i testeve 1 2 3 4 5 6Numri i nxënësve (A) 30 15 7 2 4 2Numri i nxënësve (B) 45 23 17 10 5 0Për secilën nga shpërndarjet e mësipërme, gjeni mesoren. Interpretoni rezultatet e gjetura.7 Në një grup fëmijësh, u vrojtua mosha e fëmijëve dhe u gjetën këto rezultate:Mosha 4 5 6 7 8 9 10 11 12Numri i fëmijëve 2 0 3 4 5 3 2 0 1Gjeni moshën mesatare të këtij grupi fëmijësh.8 Në verë, Soni u kujdes për rritjen e fasuleve në parcelën e tij. Kur filloi mbledhja e tyre, çdo javë ai regjistroi, në kilogramë, masën totale të fasuleve që mblidhte. Rezultatet për 4 javët e para janë dhënë më poshtë.3,6; 3,4; 2,9 dhe 5,1a) Për 5 javët e para, masa mesatare e fasuleve që mblodhi Soni ishte 4,2 kg në javë. Sa kilogramë fasule ka mbledhur Soni në javën e 5-të?b) Në përfundim të mbledhjes së fasuleve, Soni pa se gjithsej kishte mbledhur 56,1 kg dhe mesatarja ishte 5,1 kg për javë. Sa javë zgjati mbledhja e fasuleve nga Soni? Arsyetoni dhe tregoni zgjidhjen tuaj.9 Në një përrua u mat prurja e ujit (në m3/sek) gjatë 7 ditëve të javës e u grumbulluan këto të dhëna:Ditët E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E dielPrurja 2.5 3.5 3.2 3 2.5 2.5 3.1Konstruktoni tabelën me anë të programit Excel në kompjuter. Pasi ta keni selektuar gjithë tabelën, klikoni në menunë Insert. Do t’ju hapet një bllok ikonash e emërtuar Charts. Në këtë bllok ikonash klikoni tek ikona Column. Do t’ju shfaqet paraqitja grafike e të dhënave të mësipërme me kolona. Me anë të këtij grafiku mund të bëhet analiza e të dhënave. Provoni të realizoni paraqitjen grafike me: vijë, rrethore, shtyllë.
                                
   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251