Page 249 - Demo
P. 249
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)24711. TË DHËNAT DHE PROBABILITETIHapësira e rezultateve të eksperimentit të nxjerrjes së dy sferave është H, të cilën mund ta paraqitim në dy mënyra (fig. 11.12).kk bbb bkbbbb bH2H2H1H1bbk k k kkkkb kkFig. 11.12Shënojmë me H hapësirën e rezultateve të rrokullisjes së një zari kubik, në secilën nga faqet e të cilit është shënuar një nga numrat 1; 2; 3; 4; 5; 6. Hapësira e rezultateve të eksperimentit të rrokullisjes së një zari të tillë është H = {1, 2, 3, 4, 5, 6}. Eksperimenti i rrokullisjes së njëpasnjëshme të dy kubeve të tillë ka hapësirë rezultatesh me 6 · 6 = 36 elemente (fig.11.13).11223 (2;3)(3;4)(5;2)3445566HHFig. 11.13Shembulli 3Në secilën prej 5 fletëve është shënuar njëra nga shifrat 0, 1, 2, 3, 4. Tërhiqet njëra nga fletët, shihet çfarë del, kthehet në vend, bëhet përzierja dhe pastaj nxirret sërish një fletë (kjo quhet tërheqje me kthim). Shënoni hapësirën e rezultateve të këtij eksperimenti, si edhe ngjarjen që shuma e shifrave të jetë më e madhe se 6.Zgjidhjea) Një rezultat i eksperimentit shënohet me një dyshe të radhitur shifrash, ku shifra e parë është njëra nga ato të bashkësisë {0, 1, 2, 3, 4}, kurse shifra e dytë është përsëri njëra nga shifrat e bashkësisë {0, 1, 2, 3, 4}. Pra, hapësira H e rezultateve të eksperimentit ka 5 · 5 = 25 elemente dhe është: {(0;0), (0;1), ..., (0;4), (1;1), ..., (1;4), ..., (4;4)}.b) Ngjarjes që shuma e shifrave të jetë më e madhe se 6 i përgjigjet kjo nënbashkësi e H:{(3;4), (4;3), (4;4)}.

