Page 25 - Demo
P. 25
1. BASHKËSITË NUMERIKE232. Në figurën 1.13 janë paraqitur disa bashkësi.a) Shkruajini ato si intervale, segmente, gjysmintervale, gjysmësegmente.b) Për secilën prej tyre, tregoni tri elemente që bëjnë pjesë në to dhe tri elemente që nuk bëjnë pjesë në to.–5 2 –50 1 3 2 –3 –103. Paraqitini simbolikisht nëse është e mundur si interval, segment, gjysminterval, gjysmësegment bashkësitë e përshkruara nga ndryshoret e mëposhtme:a) Paga mujore e një punëtori shkon nga 300 euro deri në 500 euro.b) Ashensori i ndërtesës shkon nga kati – 3 deri në katin 12.c) Gjatësia e rrugës që përshkon Agimi në një ditë shkon nga 12 km deri në 34 km. Argumentoni përgjigjet.1 Paraqitini në boshtin numerik bashkësitë:a) (–3; 2) b) (–1; 1] c) [0; 2) d) [–2; 2] e) (2; +∞)2 Në relacionet e mëposhtme, dalloni ato që janë të vërteta (V) dhe ato që janë të gabuara (G).a) 4 ∊ [4; 7) b) 5 ∊ [4; 7) c) 7 ∊ [4; 7) d) 10 ∊ (1; + ∞)e) 3 ∊ [4; 5] f) –10 ∊ (–∞; 0] g) –3 ∉ [4; 7) h) –6 ∉ (–8; 7)3 Paraqitini simbolikisht si interval, segment, gjysminterval, gjysmësegment bashkësitë e mëposhtme. (Kërkesa a është e zgjidhur.)a) E numrave realë më të mëdhenj se 2 dhe më të vegjël se 7. Zgjidhje: (2; 7).b) E numrave realë pozitivë. c) E numrave realë më të mëdhenj ose të barabartë me 3.d) E numrave realë më të mëdhenj se zero dhe më të vegjël ose të barabartë me 5.e) E numrave realë më të vegjël se 7.4 Paraqitni me anën e ndryshores bashkësitë e mëposhtme. (Kërkesa a është e zgjidhur.)a) [2; 5); Zgjidhje: {x ∊ R/2 ≤ x <5}.b) (–2; –1); c) (3; 4]; d) [2; 7]; e) [3; +∞); f) (–∞; 0]Për secilën nga këto bashkësi, tregoni tri elemente që bëjnë pjesë në to dhe tri elemente që nuk bëjnë pjesë në to.5 Paraqitni në boshtin numerik bashkësitë e mëposhtme:A = {x ∈ R/x > 1}; B = {x ∈ R/x ≤ –1}; C = {x ∈ R/3 ≤ x < 6}; D = {x ∈ R/0 < x < 2};E = {x ∈ R/0 ≤ x < 4}; F = {x ∈ R/–2 < x ≤ 0}.6 Gjeni numrat e plotë që bëjnë pjesë:a) në bashkësinë A dhe D; b) në bashkësinë C dhe E; c) në bashkësinë E dhe F.USHTRIMEFig. 1.13

