Page 250 - Demo
P. 250
MATEMATIKA 9248MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIME1 Një numër njëshifror është zgjedhur rastësisht (eksperimenti). Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që numri të jetë çift.2 Një numër zgjidhet rastësisht nga bashkësia e numrave të plotë që përfshihet në segmentin[–5,5]. Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që numri të jetë negativ.3 Një shkronjë është zgjedhur rastësisht nga ato të fjalës AUTOBUSI. Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që shkronja të jetë bashkëtingëllore.4 Dy numra janë zgjedhur rastësisht, njëri pas tjetrit (me kthim) ndërmjet numrave natyrorë nga 3 në 8. Tregoni hapësirën e rezultateve. Tregoni ngjarjen që shuma e numrave të jetë shumëfish i numrit 5.5 Dy shkronja janë zgjidhur rastësisht njëra pas tjetrës (me kthim) nga ato të shkronjës “pesë”. Sa elemente ka hapësira e rezultateve? Tregoni atë, si edhe ngjarjen që të dyja shkronjat të jenë zanore.6 Rrokulliset një kub dhe hidhet një monedhë. Sa elemente ka hapësira e rezultateve? Tregoni atë, si edhe ngjarjen që numri i kubit të dalë tek.7 Dy qese përmbajnë sfera. Në të parën ndodhen sfera të bardha (b) dhe të kuqe (k), kurse në të dytën ndodhen sfera të kuqe (k) dhe gri (g). Nxirret rastësisht një sferë nga qesja e parë dhe një nga e dyta. Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që asnjë sferë të mos jetë e kuqe.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Një numër është zgjedhur rastësisht ndërmjet 20 numrave të parë natyrorë. Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që numri i zgjedhur të jetë i thjeshtë.2. Dy numra janë zgjedhur rastësisht njëri pas tjetrit (me kthim) ndërmjet numrave 1, 2, 3, 4 (ky është eksperimenti). Në sa mënyra të ndryshme mund të formohet një çift i radhitur me këta numra? Tregoni hapësirën e rezultateve, si edhe ngjarjen që shuma e dy numrave të jetë tek.3. Në një kuti ka 4 karamele të kuqe, 3 të verdha, 1 të zezë dhe 2 ngjyrë të kaltër.Nga kutia zgjidhet rastësisht një karamele.a) Cila ngjyrë ka më shumë mundësi për t’u zgjedhur?b) Tregoni hapësirën e rezultateve.c) Tregoni ngjarjen që karamelja e zgjedhur të mos jetë e kaltër. d) Ngjarja “karamelja e zgjedhur të jetë e zezë” dhe ngjarja “karamelja e zgjedhur të mos jetë e kuqe, as e verdhë, as e kaltër”, a kanë të njëjtën mundësi ndodhjeje?4. Një zar ka 12 faqe. Në të janë shënuar numrat nga 1 deri në 12. Hidhet zari.a) Shënoni hapësirën e rezultateve të mundshme.b) Shënoni nënbashkësinë e rezultateve që i përgjigjen ngjarjes A: “të bjerë një numër çift”.c) Tregoni një ngjarje që ka të njëjtën mundësi ndodhjeje si ngjarja A.

