Page 252 - Demo
P. 252


                                    MATEMATIKA 9250MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEMbani mend:Le të jetë H hapësira e rezultateve të një eksperimenti që ka n rezultate njëlloj të mundshme. Nëse ngjarjes A i përgjigjet nënbashkësia e H që përmban m elemente, atëherë probabilitet i ngjarjes A quhet raporti mn . Ky probabilitet shënohet P(A).Është e qartë që numri i elementeve të saj është n(H) – n(A), prandaj probabiliteti i saj është:P(A) = n(H) – n(A)n(H) = 1 – n(A)n(H) = 1 – P(A).C Ushtrohuni duke zbatuar1. Përpara jush ndodhen 25 teza provimi të shënuara me numrat nga 1 deri në 25. Tërhiqni rastësisht një tezë. Sa është probabiliteti që teza e tërhequr të jetë me numër tek?2. Në një qese ndodhen 30 sfera, prej të cilave 3 janë të ngjyrosura. Nëse nxirrni rastësisht 5 sfera njëherësh, sa është probabiliteti që asnjëra prej tyre të mos jetë e ngjyrosur?1 Në një raft ndodhen 10 libra: 1 me poezi, 2 shkencorë, 3 romane dhe 4 me tregime. Tërhiqni rastësisht një libër nga rafti. Sa është probabiliteti i ngjarjes që:a) të jetë libër shkencor; b) të mos jetë roman?2 Shitësi i ofron një të verbëri mollë të 4 llojeve të ndryshme: 1 nga lloji I; 2 nga lloji II; 3 nga lloji III dhe 4 nga lloji IV. Mundësia për të zgjedhur ndonjërën nga 10 mollët është njëlloj për secilën. Sa është probabiliteti që të zgjidhet një mollë e llojit II? Po një mollë që nuk është e llojit I?3 Një makinë për endje ka 100 fije të njëllojta, por me ngjyra të ndryshme: 10 të bardha, 20 të kuqe, 30 të kaltra dhe 40 gri. Mundësitë për t’u këputur janë të njëllojta për çdo fije. Sa është probabiliteti që fija e këputur të jetë gri? Po që të mos jetë e kuqe?4 Klasa ka 36 nxënës, që ulen në 3 kolona bankash, nga një djalë e nga një vajzë në secilën bankë, nga 6 banka në secilën kolonë. Mësuesi pyet rastësisht një nxënës. Sa është probabiliteti i ngjarjes që nxënësi i pyetur të jetë:a) djalë nga rreshti i parë? b) vajzë e kolonës së parë? c) vajzë ose djalë nga rreshti i fundit?5 Nëse në një ditë të caktuar pritet të bjerë shi me probabilitetin 0,7, sa është probabiliteti që të mos bjerë shi atë ditë?6 Në një qese ndodhen 2 sfera të bardha, 4 sfera të zeza dhe 6 sfera të kuqe. Nga qesja nxirret rastësisht një sferë. Sa është probabiliteti që ajo të jetë:a) e bardhë; b) jo e zezë; c) e verdhë; d) e bardhë, e zezë ose e kuqe?7 Nova do të shkojë në stadium të shohë ndeshjen Shqipëri-Itali. Stadiumi ndahet në katër zona A, B, C dhe D. Zonat A dhe B janë tribuna ku ulen 15 000 persona, kurse në zonat C e D që janë pas portave ulen 5200 persona. Nova do të blejë një biletë.a. Pa marrë parasysh çmimin e një bilete, ku ka më tepër mundësi të ulet Nova? Pse mendoni kështu?b. Nova mendon se probabiliteti për t’u ulur në tribunë është 2 herë më i madh se probabiliteti për t’u ulur pas portës. A ka të drejtë ajo? Argumentoni përgjigjen tuaj.c. Po nëse kërkesat për vendet në tribuna janë 2 herë më shumë se kërkesat për vendet pas portës, a ka më tepër mundësi të ulet pas portës? Argumentoni dhe mbroni arsyetimin tuaj.
                                
   246   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256