Page 253 - Demo
P. 253


                                    7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)25111. TË DHËNAT DHE PROBABILITETIA Kërkoni dhe zbuloniHidhen njëra pas tjetrës dy monedha. Drita mendon se lista e rezultateve të mundshme të eksperimentit është SS, TT, ST. A ka të drejtë ajo? Sa është probabiliteti i ngjarjes që të bien dy stema?B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Ngjarje të papajtueshme për një eksperiment janë ato ngjarje që nuk mund të ndodhin njëkohësisht.Shembulli 1 Rrokullisim një zar kubik. Ky eksperiment ka disa rezultate të mundshme (bie 1, bie 2 etj.). Këta rezultate nuk mund të ndodhin njëherësh. Dy ngjarje të lidhura me këtë eksperiment janë p.sh., “bie numër > 1”; “bie numër tek”. Këto ngjarje nuk janë të papajtueshme; ato ndodhin njëherësh kur bie 3 ose 5.Në eksperimente të përbëra duhet ndjekur një metodë logjike për të renditur të gjitha rezultatet e mundshme.Shembulli 2Rrokulliset një zar kubik dhe hidhet një monedhë.a) Shkruani të gjitha rezultatet e mundshme.b) Sa është probabiliteti i ngjarjes që të bjerë stemë dhe 5?Zgjidhjea) Renditim në fillim rezultatet që merren kur bie stema: S,1; S,2; S,3; S,4; S,5; S,6.Pastaj renditim të gjitha rezultatet kur bie ana tjetër: T,1; T,2; T,3; T,4; T,5; T,6.b) Kemi gjithsej 12 rezultate të mundshme. Nga këto, vetëm njëri është rezultat për ngjarjen tonë, prandaj probabiliteti i kësaj ngjarjeje është 112 .Shembulli 3Dy zare në formë piramidash të rregullta trekëndore kanë të shënuara në faqet e tyre numrat 1, 2, 3, 4. Ata rrokullisen njëherësh.a) Konstruktoni një tabelë me dy hyrje për të shënuar të gjitha rezultatet e mundshme të eksperimentit.b) Sa është probabiliteti i ngjarjes që numri i dalë te zari i parë të jetë më i madh se numri i dalë te zari i dytë?Zgjidhjea) Tabela e rezultateve ka këtë pamje:b) Në tabelë shkruhen me të kuq rezultatet e ngjarjes së shqyrtuar. Numri tyre është 6. Numri i përgjithshëm i rezultateve të mundshme është 16, prandaj rezultati i kësaj ngjarjeje është 616 = 38.Zari I1 2 3 4Zari 21 1,1 2,1 3,1 4,12 1,2 2,2 3,2 4,23 1,3 2,3 3,3 4,34 1,4 2,4 3,4 4,411.7 Renditja e rezultateve të mundshme3 1 2 243 3 1 2 243
                                
   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257