Page 254 - Demo
P. 254
MATEMATIKA 9252MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. Mbani mend:Ngjarje të papajtueshme për një eksperiment janë ato ngjarje që nuk mund të ndodhin njëkohësisht.USHTRIMEShembulli 4Rrokullisen dy zare kubike.a) Bëni një tabelë me dy hyrje për të paraqitur të gjitha rezultatet e mundshme.b) Sa është probabiliteti i ngjarjes që të bjerë i njëjti numër në të dyja zaret?Zgjidhjea) Tabela ka pamjen:Kemi gjithsej 36 rezultate të mundshme.b) Në tabelë janë shënuar me të kuq rezultatet e ngjarjes “bie i njëjti numër te të dy zaret”. Ato janë 6. Prandaj probabiliteti i kësaj ngjarjeje është 636 = 16.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në një restorant mund të zgjidhet pjata e parë në dy mënyra (sallatë ose supë) dhe pjata e dytë në 4 mënyra (peshk, rosto, bërxollë, biftek).a) Shkruani të gjitha rezultatet e mundshme për menynë.b) Sa rezultate kanë si pjatë të parë sallatën? Gjeni probabilitetin e ngjarjes që pjata e parë të jetë sallatë.c) Sa rezultate kanë si pjatë të dytë peshk? Gjeni probabilitetin e ngjarjes që pjata e dytë të jetë peshk.2. Agimi, Beni, Ceni dhe Drini marrin pjesë në një garë vrapimi.a) Shkruani të gjitha rezultatet e mundshme për radhitjen e vendit të parë dhe të dytë.b) Sa është probabiliteti i ngjarjes që i pari të dalë Beni dhe i dyti Drini? (ata janë njëlloj të aftë).Zari 11 2 3 4 5 6Zari 21 1,1 2,1 3,1 4,1 5,1 6,12 1,2 2,2 3,2 4,2 5,2 6,23 1,3 2,3 3,3 4,3 5,3 6,34 1,4 2,4 3,4 4,4 5,4 6,45 1,5 2,5 3,5 4,5 5,5 6,56 1,6 2,6 3,6 4,6 5,6 6,61 Jeta bleu një picë dhe i bëri dy shtesa nga lista: ananas, portokaj, qershi, mollë, rrush (mund të merren dy porcione nga i njëjti lloj shtese).a) Renditni të gjitha rezultatet e mundshme për zgjedhjen e dy shtesave.b) Nëse zgjedhja e dy shtesave bëhet rastësisht, sa është probabiliteti që të mos kemi qershi në shtesat?2 Besa i telefonon shoqes. Numri i telefonit i kësaj është me 6 shifra, por Besa mban mend vetëm 4 shifrat e para 2234. Ajo nuk i mban mend dy shifrat e fundit.a) Besa fillon të bëjë prova për të gjetur numrin e telefonit duke e zgjedhur rastësisht dyshen e shifrave të fundit. Sa prova mund të bëhen gjithsej?b) Sa është probabiliteti i ngjarjes që Besa ta gjejë numrin e duhur me provën e parë?3 Drini ka 3 qese me karamele. Në secilën qese është futur i njëjti numër karamelesh të secilës nga ngjyrat: e kuqe, e verdhë, jeshile, e kaltër. Drini zgjedh rastësisht nga një karamele prej secilës qese.a) Renditni të gjitha rezultatet e mundshme për ngjyrat e këtyre karameleve.b) Sa është probabiliteti që të paktën dy karamele të jenë të kuqe?

