Page 255 - Demo
P. 255


                                    7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)25311. TË DHËNAT DHE PROBABILITETI11.8 Probabiliteti statistikorA Kërkoni dhe zbuloniNë një kuti shkrepëse shënojmë me A, B, C faqet duke filluar nga faqja më e madhe deri te faqja më e vogël. Hedhim kutinë dhe shqyrtojmë ngjarjet:1. bie faqja A; 2. bie faqja B; 3. bie faqja C.Nëse secili prej jush do të luante lojën “Cili zgjedh faqen”, cilën faqe do të zgjidhnit?B Vrojtoni dhe mësoniËshtë e kuptueshme se tri ngjarjet e mësipërme “Bie faqja A”; “Bie faqja B” dhe “Bie faqja C” nuk janë njëlloj të mundshme. Pra, nuk është e saktë nëse themi që p(A) = 13; p(B) = 13; p(C) = 13. Rrjedhimisht, nëse përfundimet e një prove nuk janë njëlloj të mundshme, probabiliteti i ngjarjes nuk mund të gjendet si në rastin e hedhjes së monedhës apo zarit kubik. Atëherë, si duhet vepruar në raste të tilla? Duke e hedhur kutinë 1000 herë dhe duke shënuar rezultatet e secilës hedhje, një nxënës ka ndërtuar tabelën e mëposhtme:Faqja Denduria Denduria relative në %A 884 88,4%B 85 8,5%C 31 3,1%Nga të dhënat e tabelës arrijmë në përfundimin se afërsisht në 88% të rasteve kutia bie A, afërsisht në 9% të rasteve bie B; në rreth 3% të rasteve bie C. Nga ky rezultat a mund të arrijmë në përfundimin që nëse e hedhim kutinë 30 herë, ajo do të bjerë 26 herë A, 3 herë B dhe 1 herë C? (Argumentoni përgjigjet!)Meqë në rastin e 1000 hedhjeve, numri i tyre është shumë i madh, mund të pranohet se në rreth 1000 prova, 884 herë do të bjerë A. Themi që p(A) = 8841000. Pra, pikërisht dendurinë relative e quajmë probabilitet të ngjarjes A. Në dallim nga probabiliteti i ngjarjeve që ju keni mësuar, ky quhet probabilitet statistikor.Nga tabela gjejmë që p(B) = 851000 = 0,085 dhe p(C) = 311000 = 0,031 Shqyrtojmë hedhjen e një zari kubik. E hedhim atë 1000 herë dhe shënojmë përfundimet në tabelë. (Këto përfundime janë marrë nga eksperimenti i zhvilluar në gjimnazin e qytetit të Prizrenit.)Numri 1 2 3 4 5 6Denduria 162 173 170 168 171 156Denduria relative 0,162 0,173 0,170 0,168 0,171 0,156Vëmë re se denduritë relative janë afërsisht të barabarta me 16 ≈ 0,166. Rrjedhimisht, denduria relative mund të merret si një vlerë e përafërt e probabilitetit.Mbani mend:Denduria relative quhet probabilitet statistikor.
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259